E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i civilëve në Afganistan, SHBA: Me përkushtim të njëjtë

Shtëpia e Bardhë nuk do të ndryshojë strategjinë apo objektivat adminstratës në Afganistan, pavarësisht vrasjes së 16 civilëve afganë nga një ushtar amerikan.

Zëdhënësi presidencial Xhej Karnei, tha se kalendari i SHBA-së dhe NATO për dorëzimin e përgjegjësive te forcat afgane mbetet siç ka qenë për vitin 2014-të.

Karnei theksoi gjithashtu se diskutimet rreth dinamikës së tërheqjes po zhvillohen mes SHBA-së dhe aleatëve dhe do të jenë në axhendë të takimit të NATO-s në Çikago, takim ky që do të mbahet në muajin maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›