Turqi, takohen Jahjaga-Gyl
“E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe ato duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në proceset integruese”, ka thënë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë një takimi me homologun turk Abdullah Gyl.
Në një njoftim për media të kabinetes së presidentes, thuhet se takimi është zhvilluar në Stamboll, në të cilin, presidentja Jahjaga ka vlerësuar ndihmën dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, theksoi përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Kosovës e Turqisë.
“Shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare” ka theksuar Gyl.