E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i kryekomisarit, arrestohet i dyshuari kryesor

DURRES-I dyshuari kryesor per vrasjen e shefit te komisariatit te Shijakut, Adem Tahirit eshte vene ne pranga.

Ne oret e para te dites se sotme  Ilir Xhakja është vetëdorëzuar, nderkohe qe policia kishte rrethuar zonën ku mendohej se ai qendonte i fshehur.

Mbreme ne nje konference per mediat, policia beri me dije se si autor ishte identifikuar shtetasi Ilir Xhakja, person me precedente te shumte penale,  Nderkohe qe bashkepunetor ne krim eshte identifikuar shtetasi Ledio Krasniqi, nipi i tij.

Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e pasdites, 18.00,  ne Katund Sukth te Durresit.

Tahiraj eshte qelluar me bresheri automatiku, nderkohe qe ka qene ne krye te detyres,  gjate nje operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.

Ai ndaloi një automjet për të kryer procedurat e kontrollit, por ne kete kohe drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë.

Nga te shtenat ka mbetur e plagosur  nje grua, kalimtare, banore e zones, e cilet eshte transportuar ne spital.

Policia e Shtetit, pak kohe pas ngjarjes permes nje komunikate per shtyp,  ka bere me dije se ka identifikuar dy autoret e krimit, dy vellezer dhe ka nisur punen per kapjen e tyre.

Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindi në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, ishte i martuar, me arsim të lartë.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite. Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›