Nisma e PS,seancë dëgjimore me grupet e interesit

Keshilli i Legjislacionit
TIRANE- Ne kryesine e Kuvendit ka nisur seanca degjimore me grupet e interesit per paketen e propozimeve te PS-se per ndryshimet kushtetuese.
Gjatë seances, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, deklaroi se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të KLD-së nga politika.
Ne fjalen e tij, kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali ka theksuar se pjese shume e rendeisishme eshte mendimi qe do te merret nga ekspertet konstitucionaliste.
“Duhet te kalojme ne pjesen me te rendesishem ne ate te kontributeve nga ekspertet konstitucinaliste. Propozoj ta shtyjme mbledhen ne oren 11.30 kur eshte edhe orari i prezantimit te tyre”- tha kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali.
Me heret, Keshilli i Legjislacionit e ka nisur mbledhjen me konfirmimin e pranise se te ftuarve, duke konstatuar se ka mungese nga ana e Prokurorise se Pergjithshme.