E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekzekutimi i shtetasit britaniko-iranian/ Britania dënon vrasjen: Akt i pashpirt dhe frikacak i regjimit iranian

Mbretëria e Bashkuar e ka cilësuar “një akt barbar” ekzekutimin nga Irani të shtetasit britaniko-iranian, Alireza Akbari. Ndërsa ka vendosur sanksione ndaj prokurorit të përgjithshëm në shenjë reagimi.

Autoritetet iraniane raportuan më herët ekzekutimin e ish-zëvendësministrit iranian të Mbrojtjes, i cili ishte dënuar me vdekje për akuzat e spiunimit për Britaninë e Madhe.

“Jam i tmerruar nga ekzekutimi i shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari në Iran. Ky ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respekt për të drejtat e njeriut”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly gjithashtu shkroi në Twitter se “Ky akt barbar meriton dënimin me forcën më të madhe”

Mbretëria e Bashkuar më vonë tha se kishte vendosur një ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi ndaj Mohammad Jafar Montazeri, prokurorit të përgjithshëm të Iranit, pasi sipas autoriteteve britanike  “ai është dhe ka qenë përgjegjës për angazhimin, ofrimin e mbështetjes dhe promovimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›