E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Rusia anulon shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën

Rusia ka anuluar një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve të luftës me Ukrainën.

“Një raund tjetër shkëmbimi i të burgosurve ishte planifikuar sot me palën ruse. Megjithatë, ajo u anulua në momentin e fundit me iniciativën e palës ruse” ka bërë të ditur Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

Dy vendet, Rusia dhe Ukraina kanë bërë shkëmbime të shumta të burgosurish ku më së fundi më 8 janar që arrinin në qindra robër secila gjatë luftës. Sipas argumentit nga Rusia, ushtarët e saj dyshohet se kishin raportuar raste të zhvatjes ndërsa ishin në robëri ukrainase.

Sulmet ruse shkatërruan një ndërtesë 9 katëshe, duke i marrë jetën 20 personave, e ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›