Bashkia e Tiranes merr masa per sigurine ne shkollat e kryeqytetit
Bashkia e Tiranës ka kryer një sërë punimesh në shkollat e kryeqytetit përpara fillimit të vitit të ri mësimor.
Ndërhyrjet më të shumta të Bashkisë kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla.
Kështu, është vendosur sinjalistika dhe vijëzimet në 24 shkolla, për të rregulluar trafikun e makinave. Gjithashtu, janë vendosur dhe kangjellat rrethuese për të rritur sigurinë e nxënësve.
“Nga ana jonë është bërë e mundur marrja e masave për sigurinë e fëmijëve në ato shkolla që ndodhen në rrugët kryesore dhe hyrja dhe dalja nga to përbën një problem për nxënësit.
Brenda muajit shtator 24 shkolla do të kenë sinjalistikë të nevojshme rrugore si dhe instalim të plotë të kangjellave që nuk lejojnë kalimin e nxënësve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës.
Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet vetëm me këto masa të marra në fillim të vitit të ri shkollor por do të vijojë me zgjidhjen e të gjitha problemeve që mund të hasen gjatë vitit”, u shpreh sot për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli.
Gjithashtu, administrata e Bashkisë së Tiranës po kryen edhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me rikonstruksione, si lyerje, heqje lagështire, apo rregullime të sistemit të ngrohjes.
Falë ndërhyrjeve të Bashkisë, do të fillojnë vitin e ri mësimor 3 shkolla në kryeqytet, “Ahmet Gashi”, “Servete Maqi” dhe “Siri Kodra”.
Këto shkolla ishin mbyllur nga Instituti i Shëndetit Publik për shkak të mosplotësimit të kushteve higjieno-sanitare.