PD pezullon dialogun me PS

Kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi deklaroi dje se per momentin me rendesi eshte zbardhja e 21 janarit
Me e rendesishme eshte qe te zbardhen te gjitha elementet e skenarit te grushtit te shtetit
TIRAN - Partia Demokratike ka pezulluar dialogun me Partine Socialiste per zgjidhjen e krizes politike. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Astrit Patozi i pyetur se sa i mundshem eshte nje dialog midis opozites dhe mazhorances per te zgjidhur situaten aktuale politike ai theksoi se per momentin eshte me e rendesishme zbardhja e ngjarjes se 21 janarit. Dialogun nuk e kemi shmangur dhe as e kemi perjashtuar ndonjehere nga axhenda jone politike.
Per momentin me e rendesishme per publikun me e rendesishme per qytetaret shqiptare dhe pushtetin eshte qe te zbardhen dhe te cmontohen te gjitha elementet e skenarit te grushtit te shtetit dhe te tregohen me gisht pergjegjesit e tij- deklaroi Patozi.
Numri dy i Partise Demokratike theksoi se nje jave pas dhunes se pashembullt perballe kryeministrise cdo qytetar i ketij vendi e ka me te lehte per ta kuptuar te gjithe skenarin e perpjekjes se deshtuar per grusht shteti me 21 janar.
Sipas tij cdo dite qe kalon e ben me te qarte per cdo shqiptar pergjegjesine e Edi Rames per oret e tmerrit per viktimat qe humben jeten dhe dhjetera te tjere qe u plagosen ne ate rrethim 5 oresh te godines se qeverise. Edi Rama ne deshiren e vet te papermbajtur per tu bere kryeminister thirri ne Tirane bandite te armatosur dhe mizorine e tyre e perdori pa meshire kunder shtetit.
Edi Rama eshte pergjegjes se luajti me jeten e mijera socialisteve te cilet i ftoi dere me dere per ne proteste pa u treguar se po shkonin ne nje ferr guresh hunjsh pistoletash granatash dhe bombash molotov - akuzoi kreun e socialisteve Astrit Patozi.
Nga ana tjeter perfaqesuesi i mazhorances beri pergjegjes kryesocialistin cenimin e sigurise dhe qetesise per miliona shqiptare te cilet nuk ia kane pasur per borxh ato skena barbarie dhe rikthimin e ankthit per jeten pronen dhe pasurine e tyre. Per mazhorancen lideri i opozites eshte pergjegjes per demtimin e rende te imazhit te nje vendi anetar te NATO-s qe progresonte me shpejtesi drejt Bashkimit Europian duke shfaqur qellimisht para botes nje Shqiperi tjeter qe nuk ka asnje lidhje me ate te verteten.
Le te mos kemi asnje iluzion Me manifestimin e djeshem kryeorganizatori i pucit nuk beri gje tjeter vecse mori persiper krimin e shemtuar te 21 janarit. Mazhoranca legjitime qe qeveris vendin eshte e vendosur jo vetem te mbroje rendin kushtetues nga cdo perpjekje e re e pucisteve por edhe te zbardhe me shpejtesi te gjitha detajet e atij plani ogurzi - theksoi Patozi.
Ai shprehu mendimin ne emer te mazhorances si paralajmerimi i prere per kryeorganizatorin e grushtit te shtetit Edi Rama se do te jete fatale per te nje perseritje e 21 janarit eshte pergjigja e duhur institucionale por gjithsesi e pamjaftueshme.
Sipas tij kjo mazhorance ka detyrimin qe jo vetem te informoje publikun per gjithcka ndodhi per autoret e atij krimi te shemtuar kunder shtetit por edhe te caktivizoje nje here e pergjithmone kercenimin e marrjes se pushtetit me dhune. Hetimi parlamentar ka nisur dhe ne jemi besimplote qe gjithcka do te ndricohet dhe se organizatoret e pucit do te perballen me te gjitha pergjegjesite politike dhe juridike qe bien mbi ata qe kane kryer nje krim te rende shteteror - nenvizoi kreu i grupit te PD-se.
Berisha dy dite me pare
Ne qofte se ndokush mendon se Sali Berisha mund te bej deal me puciste kete ta harroje ne menyren me kategorike. Ka qene 21 dite ne bulevard ka pasur tolerance totale per bllokimin dhe per protesten. Ka pasur zero tolerance per koncesion politik. Pucisteve nuk u behen duhet te marrin pergjegjesite e tyre Pasi te marrin pergjegjesite ligjore atehere situata do te shkoje drejt te ulen ne parlament te vazhdoje jeta parlamentare dhe te gjitha rruget i kane te hapura per zgjidhje.
PD serish akuza institucioneve te pavarura
TIRAN - Nenkryetari i Partise Demokratike Astrit Patozi ka akuzuar dje institucionet e pavarura te Shqiperise per keqperdorim te detyres.
Qytetaret e ketij vendi tashme e dine se Sherbimi Informativ i Shtetit nuk kishte asnje te dhene per policine nje dite para pucit nderkohe qe edhe pastrueset e rrugeve te Tiranes kishin degjuar se dicka e rende mund te ndodhte me 21 janar. Vetem pak ore pasi tentativa deshtoi Prokuroria e Shtetit nxitoi ta gjente pergjegjesine tek Garda e Republikes e cila kishte mbrojtur me vetemohim institucionin dhe jo tek organizatoret dhe ekzekutoret e grushtit te shtetit.
Per te ardhur tek kryeskandali i prishjes se marreveshjes kur tentoi ti arrestonte gardistet nderkohe kur ishte rene dakord qe ata vetem te merreshin ne pyetje- akuzoi dje institucionet e pavarura Astrit Patozi.