E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetim dimri

Prezantohet ne nje vellim shqip-gjermanisht cikli i poezive Udhetim dimri nga Vilhelm Myler mbremjen qe shfaqen premiere ne TOB 24 kompozimet e Franc Shubertit mbi to.

Poeti nis udhetimin e tij neper dimer. Le qytetin amtar ku kishte hyre i huaj nje dite dhe tani prape i huaj po del. Qente ulerijne sikur te duan ta zbojne edhe ata e poeti tek iken shkruan shpejte shpejt nje naten e mire mbi porten e vajzes qe e deshi pa fat. Hedh nje veshtrim mbi catine e saj aty ku valon flamurka e eres e ate cast marrezia me thoshte se ajo me zbon me fishkellim.


I eger shume eshte ky dimer lotet qe i rreshqasin poetit faqeve sarrijne te bien pertoke sepse ngrijne. Lot te nje gjoksi te perveluar qe dikur i qene dukur se do mund te copetonin dhe akullnajat. E ngrire eshte vete zemra i akullt edhe imazhi i se dashures. Sikur nje dite zemra te me shkrinte do rridhte edhe shembelltyra tej.


Por dimri qe ka bryme akull acar ciken thellim murlan dhe debore kudo thyhet here-here nga endrrat e embla te se kaluares


Te kroi para portes nje peme bliri ngrihet
Sa here endrra te embla
Poshte tij pashe nen hijet...


Lumi ka ngrire. Mbi zhguallin e tij poeti shkruan me majen e nje guri te mprehte emrin e asaj qe do me diten e takimit te pare. Pastaj i rrethon keto shenja me nje unaze te care. Tani veshtrimin e hedh perpara thelle ne natyren e ashper
Poshte te shkembinjte honit te thelle
Nje drite tinezare fort me tundoi
Se si do gjej daljen kendej
Nuk me shqeteson di ta kerkoj...

Zbres une pas perroi ne mal
I qete ne shpirt teposhte dredhoj
Se cdo perrua ne det do dale
Sepse cdo brenge ne varr do shkoje.

Pasi ecen rruge e pa rruge duke iu shmangur vendeve te banuara dhe njerezve poeti gjen prehje te kasollja e ngushte e nje qymyrxhiu. Por sa ulet nuk gjen qetesi kembet i jane bere plage. Po keshtu dhe ti zemer ne lufte e stuhi je e rrepte dhe guximtare por vec kur prehesh dhe pushim rri nis krimbi e te bren fare.
Mes enderr-zhgjendrrave te tij shtegtari degjon bririn e nje poste e zemra i gulcon hata. Por eshte nje gezim ashtu si ne ditet e atehershme kur e vajza e zemres nuk i conte asnje leter. E pastaj shtegtimi vazhdon shoqerues poeti ka vec nje zog te zi
O sorre qe ske fole
Ti mua sdo te me lesh
Mos pret nje dite si pre
Dhe kerme te me zesh...

Per here te pare shfaqen tani shtepi fryme njerezish nje fshat. Por eshte nje fshat qe fle.
Po lehin qente kercasin zinxhire
Gerhasin njerezit nder shtreter shtrire
nderrojne per gjera qe vete si kane
Te mira e te keqija i marrin matane...

Me deboni pa frike ju o qene vigjilues
Mos me lini te fle me te tjere enderrues.
Sepse endrrat mbarova te gjitha i pashe
E cte bej tani me keta gjumashe


Pas nje mengjesi stuhie shtegtari ndjek nga pas nje dritez qe shkon me vrap gazmor nje tundim per bredharakun te cilit i duket se ne fund te asaj drite e pret nje shtepi e nje vater e ngrohte aty brenda nje shpirt flori. Por e gjitha nje genjim i kote. Tani po shkel perseri mbi vende djerre. Kudo sheh tabeleza qe deftejne cdo qytet e fshat. Kurse une ec e sdi ulur dua pushim se sjam i qete.


Kam perpara nje tabele
Vec ate veshtrimi gjen
shte nje rruge ku hyn e sdel
shte nje rruge qe pas ste kthen


Tani shtegtari mberrin aty ku e kane terhequr nje numer shenjash gjate udhetimit te tij lumi i ngrire perrenjte e thare tre diej te shuar korba e sorra. shte nje varreze qe poetit i duket si bujtine. Aty ka shume dhoma por ato jane te zena krejt. Aty eshte edhe nje banak pa shpirt qe nje pije ska per mua merr atehere stapin vazhdo rruget e tua Por kur kujton se te kjo bujtine e mortjes mbaron udhetimi i dimrit shtegtari merr edhe nje here shkopin ne dore dhe vazhdon rrugen e tij.


Fundi i udhetimit eshte krejt i papritur as vajza ne qytetin e nisjes as bujtina e vdekjes as edhe nje shkemb me tre diej te keputur por nje lypes me organt Nje lypes qe rrotullon dorezen e instrumentit te tij pa pushim me gishterinjte e ngrire kembezbathur mbi akull me nje pjate te vogel qe po e zbrazur mbetet. Thirrja e fundit eshte
O plak i cuditshem

A te vij me ty
Qe kenget e mia
Te luajme te dy

Ky eshte subjekti i nje cikli poetik Udhetim dimri nga poetik romantik Vilhelm Myler Wilhelm Mller i botuar ne vitet 1823-1824. Subjekt te mirefillte cikli prej 24 kengesh ne te vertete nuk ka pasi secila nga poezite qendron mire me vete.


Megjithate ka qene nje mjeshteri e vecante qe keto krijime te botuara ne tri revista te ndryshme te kohes tekefundit krijuan harmonine se teres. Me fjalet gjysme-prozaike sic e pershkruam me lart ky subjekt na duket i njohur tipik ne frymen e romantizmit europian poeti qe vuan dashurine e papermbushur poeti mes nje bote te akullt qe i kthen kurrizin natyra me elementet e veta qe sherbejne si metafora duke jehuar gjendjet perkatese te shpirtit poeti qe e ndjen veten Zot mbi toke e njeheresh hicgje.


Keto poezi do te prezantohen per here te pare te plota ne shqip ne nje botim me vete shqip-gjermanisht te dielen me 30 janar me rastin e koncertit ne Teatrin e Operes dhe Baletit ku Vikena Kamenica vokal dhe Merita Tershana piano do te interpretojne 24 kenget e Shubertit mbi 24 poezite e Mylerit nje pjese e te cilave do te interpretohen ne shqip edhe nga aktorja Ema Ndoja.


Poezia e thesarit boteror e cfaredo rryme dhe epoke qofte e ka perhere kete veti te duket sikur i zbulon i pari. Keshtu me ndodhi edhe me Vilhelm Mylerin te pakten per kete cikel shte gjuha e kursyer reduktimi i imazheve dhe gjendjeve shpirterore ne nje thjeshtesi gati-gati primitive ku naiviteti i dukjes ngjan sikur kthehet ne te kunderten e vet ne nje mineral te cmuar a burim natyror sikurse ndodh me disa kenge popullore prej te cilave Myleri u frymezua jo pak. Per Hajnrih Hajnen ai ishte poeti qe i mesoi tekniken e perpunimit te poezise popullore.
Johan Ludwig Wilhelm Mller 1794-1827 lindi dhe vdiq ne qytetin Dessau te Saksonise qe ndodhet jo larg Lajpcigut. Filloi me 1812 studimet filologjike ne Berlin por nje vit me mbas u regjistrua vullnetar ne ushtrine prusiane ne lufterat kunder Napoleonit.


Pas mbarimit te luftes njihet ne rrethet letrare te Berlinit me disa nga poetet me te rendesishem romantike gjermane nder ta me Clemens Brentanon Achim von Arnimin dhe Ludwig Tieckun. Pati nje dashuri te pafat per poeten Luise Henzel. Me 1819 u emerua mesues gjimnazi ne qytetin amtar.


Ne vitin 1821 u martua pati me pas dy femije njeri prej te cileve Friedrich Max 1823-1900 do te behej me vone linguist dhe hulumtues fesh i rangut boteror njeri nga themeluesit e sanskritologjise.


Me 1824 poeti i mbiquajtur edhe Myler-Grku per shkak te angazhimit poetik per kryengritjet clirimtare te Greqise mori titullin e keshilltarit te oborrit. Me 1826 u semur nga kolla e mire semundje prej te ciles nuk e mori veten derisa vdiq nje vit me mbas ne moshen 33-vjecare.


Studiues te ndryshem verejne se po te mos kishte qene ndikimi i Mylerit mbi Hajnen - nga poetet e paket ne mos i vetmi i romantizmit dhe periudhes se Restaurimit qe u ka rezistuar koheve deri me sot edhe poezia e Mylerit bashke me ciklin Udhetim dimri do te kishte rene ne harrese. Mirepo Hajne nuk vleresonte te ky poet vetem frymen popullore ai cmonte shume edhe lehtesine e Mylerit per te ndertuar alegori thuajse te padukshme.


Po perse ndodhte kjo Thjesht per arsye te censures. Sot kur u kthehemi shkrimtareve te asaj periudhe por edhe te mevonshem harrojme qe ne landet apo principatat e Gjermanise sikurse dhe ne shume vende te tjera europiane sistemi i censurimit te veprave letrare-artistike ishte mjaft i perpunuar dhe funksionues.

Vecanerisht e njohur eshte Rregullorja prusiane ne censures e 18 tetorit 1819. Neni i saj i pare e thote qarte se te gjithe librat dhe shkrimet kane detyrimin ti paraqiten per leje censures se pa lejen e saj me shkrim nuk mund as te shtypen as te shiten. Neni 2 thekson se censura ka per qellim te ndaloje gjithcka qe eshte kunder moralit dhe zakoneve te mira... gjithcka qe cenon dinjitetin dhe sigurine e shtetit prusian dhe shteteve te tjera federale gjermane etj. etj.. shte teper e veshtire te lexosh sot ne poezite e Udhetimit te dimrit mesazhet e fshehta qe Myleri dergonte permes tyre nen veshjen e dashurise se pafat ose mosdeshires per te qendruar ne gjirin e nje fshati a nje qyteti.


Fakt eshte qe revista Urania e cila permbante 12 kenget e para te ciklit u censurua pikerisht prej nje poezi te Mylerit edhe Franc Shuberti e mori ne dore kete botim te pare ne rruge ilegale.


24 kenget e tij mbi poezite e Mylerit Shuberti i kompozoi ne 1827 pra nje vit para se te vdiste. Ne ate kohe gjendja e tij shendetesore ishte teper e renduar. Por jo vetem kaq me 1827 kishte vdekur idhulli i kompozitorit vjenez Ludvig Van Bethoven ne varrimin e te cilit Shuberti kishte qene pishtarmbajtes.

Nderkaq edhe vete Shuberti sikurse verejne studiuesit e vuante mjaft atmosferen policore qe sundonte ne Austrine e kancelarit Meternik. Vetem ne Vjene endeshin rreth 10.000 mije agjente te fshehte nga shtresat e ulta te popullsise qe do te thote se 1 nder 20 vjeneze i dergonte informacione qeverise...

Shuberti dhe Myleri nuk u takuan asnjehere madje ka te ngjare qe Myleri kurre nuk mesoi per keto kompozime te cilat do ta bartnin famen e Udhetim dimri pergjate gjithe shekullit te 19 dhe 20 deri ne ditet tona.


Rralle ka ndodhur ne historine muzikore te kenges gjermane atyre qe quhen Lied/Lieder qe cdo kompozim ti pershtatet kaq kthjellet frymes se seciles poezi sic ndodh me Udhetim dimri. Miqte vjeneze te Shubertit organizonin ne menyre te rregullt Shubertiadat koncerte te vogla ku shoku i muzikes dhe i gotes u paraqiste atyre kompozimet e reja. Joseph von Spaun qe merrte pjese dhe ai ne keto takime kujton Shuberti ishte prej disa kohesh ne gjendje te zymte shpirterore dhe dukej mjaft i tronditur.


Kur e pyeta ckishte mu pergjigj Se shpejti do ta degjoni dhe do ta kuptoni. Nje dite me thote Eja sonte te Shoberi do tju kendoj nje kurore kengesh rreqethese. Jam shume kureshtar te degjoj pershtypjet tuaja. Me kane prekur keto kenge si asnje tjeter me pare.


- Na e kendoi me nje ze te emocionuar te gjithe Udhetimin e dimrit nga fillimi ne fund. U habitem shume nga atmosfera e zymte e atyre kengeve e Shoberi tha se i kishte pelqyer vetem njera Bliri. Atehere Shuberti ia ktheu vetem me keto fjale Mua keto kenge me pelqejne me shume nga gjithe te tjerat prisni se do tju pelqejne edhe juve... te M. Stegemann Franz Schubert Mynih 1997


Nuk di se sa mund te terhiqet shikuesi degjuesi e lexuesi shqiptar qe te shijoje ne ditet qe po kalojme kompozimet e Udhetim dimri kete gjerdan 24-guresh qe po kap 190 vjetet qyshse mori shkelqimin e pare. Rruget e vonuara rruget e ngaterruara ato qorre prapesimet e rinisjet nga ka kaluar shkolla jone bashke me leximet kane bere qe periudhat me te rendesishme te zhvillimit te letersise dhe arteve te mos i marrim asnjehere ne menyre te shkallezuar dhe te natyrshme. Kjo ka patur patjeter pasojat e saj negative.


Por nga ana tjeter le te shohim dhe anen pozitive na ndodh shume here te befasohemi para krijimesh qe ishin ne visaret e letersise dhe artit boteror kahere. E me kete freski duket se vijne per publikun edhe 24 poezite e ciklit Udhetim dimri.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›