Ekzekutohet Gadafi. Po arratisej nga Sirte

Vdes Muammar Gheddafi. Lajmin e bën të ditur rrjeti Al-Arabia, ndonëse mungojnë konfirmimet zyrtare. Sipas Al-Xhazirës, lideri i përmbysur ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit, në aksionin për kapjen e tij. Zëra kundërthënës mbi fatin e Gadafit mbërrijnë nga fronti i Libisë dhe Këshilli Kombëtar i Tranzicionit. Ai është kapur në një vendstrehim në Sirte dhe është plagosur në të dyja këmbët para se të tranportohej drejt Misuratës. Ndërsa persona që kanë marrë pjesë në operacion, thanë për BBC se ai është ende gjallë.
(në përditësim)
Lideri i përmbysur pas 42 vitesh në pushtet, sipas dëshmitarëve, në momentin e kapjes ka bërtitur “mos qëlloni”. Një element kyc i operacionit të kapjes së Gadafit ka qenë ndërhyrja e një helikopteri luftarak të NATO-s. Gjatë mësymjes në Sirte sipas burimeve mjekësore ka mbëtur i vrarë dhe ish- ministri i mbrojtjes së Libisë.
Al Xhazira raportoi se herët në mëngjes ka qenë një autokolonë që tentonte të arratisej nga Sirte, ku ndodhej dhe djali i ish-kolonelit, Muttasim Gheddafi. Autokolona përbëhej nga 80 deri në 100 automjete e u godit nga helikopterë të NATO-s 12 km në perëndim të Sirte ku ende vazhdojnë luftime të ashpra.
Misteri mbulon orët e fundit në Sirte ku dhe dinamika e zhvillimeve nuk lejon konfirmimin e lajmeve që mbërrijnë nga vendngjarja. Sipas Al Arabias Gadafi ka mbërritur në Misurata i pajetë.
Përgjatë 6 dekadash lideri libian ka qenë prezent në skenën botërore me një stil sa unik aq dhe të paparashikueshëm. Nga hero revolucionar ai u shndërrua në një “të padëshëruar” në shkallë ndërkombëtare për tu rivlersuar më pas si partner strategjik e sërish në i padëshiruar . Ka zhvilluar një fiolozofi politike të vetën që sipas tij ka eklipsuar çdo teori të përvijuar më parë nga Platoni , Xhon Locke apo Marx. Në më tepër se një rast ka tronditur samitet botërore me paraqitjet e deklaratat e ti.
Në 1969 gjenerali mori pushtetin në një grusht shteti e i frymëzuar nga Naseri i Egjiptit reformoi industrinë e asaj që ishte pasuria më e madhe e vendit të tij, naftës; rinegocioi kontratat e shpimeve dhe e ktheu Libinë në të parin vend në zhvillim që merr pjesën më të madhe të të ardhurave nga nafta . Përmes librit të tij të gjelbër përvijoi një regjim të ri që ndërsa premtonte lirinë për të gjithë popullin e dialogun mes tribuve libane u përkthye në mungesë tolerance për disidentët ku humbën legjitimitetin e mirëfilltë shoqëria civile e u shua pjesëmarrja politike autentike .
Në shkurt lideri autoritar u përball me rebelimin ndaj regjimit në kuadër të pranverës arabe ndërsa në mbrojtje të civilëve me mandatin e kombeve të bashkuara në konflik ndërhyri dhe NATO. Lajmin për vdekjen e tij u prit me brohorima dhe festime në kryeqytetin Tripoli. Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 tetor 2011 )