E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton,optimiste për bisedimet me talebanët

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se bisedimet me talebanët për t`i dhënë fund luftës në Afganistan janë ende të mundshme, por se militantët do të ballafaqohen me sulme të vazhdueshme nëse nuk bashkëpunojnë.

Këto komente Klinton i bëri në Kabul, ku arriti të mërkurën për ta takuar presidentin afgan, Hamid Karzai, dhe liderë të shoqërisë civile.

Klinton tha se bisedimet me talebanët duhet të jenë pjesë e një procesi gjithëpërfshirës politik, i cili do të mbronte të arriturat e bëra në vitet e fundit, ndërsa do t`i nevojitej mbështetja e fqinjëve të Afganistanit.

Ajo theksoi se veçanërisht bashkëpunimi i Pakistanit është i rëndësishëm për të ardhmën e Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›