E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me armë me silenciator biznesmeni tek Komuna e Parisit

vrasje-tiraneTiranë- Një person ka mbetur i vdekur sot në mbrëmje pranë rrugës Ali Visha tek Komuna e Parisit.

Viktima është pshtetasi i identifikuar si Iqmet Kotorri, i cili është qëlluar me armë zjarri.

Policia që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur të gjithë detajet e këtij krimi.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shtetasi Kotorri njihjt si biznesmen në fushën e ndërtimit.

Deri më tani, policia dyshon se vrasja mund të jetë bërë me pagesë dhe se autori ka përdorur armë me silenciator.

Por mbetet për t’u parë në orët në vijim për detaje të mëtejshme kur edhe organet e rendit të kenë arritur në një përfundim zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›