Tahiri: Kryeministri dhe Nul Moka agjenci mortore për efektivët e policisë
TIRANË- Dega e Partisë Socialiste, Tiranë, ka reaguar për efektivin që u vra në krye të detyrës, Selman Lena si dhe plagosjen e kolegut të tij Preng Lleshi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS-së të Tiranës, njëherësh deputeti Saimir Tahiri akuzon kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm Flamur Noka se kanë tradhtuar punonjësit e policisë duke u kthyer në 'agjenci mortore'. Sipas Tahirit, krimi nuk ka frike nga shteti, pasi sipas tij përfaqësuesit më të lartë të 'kupolës' se policisë, bëjnë ortakëri me krimin.
“Ata që vranë Selmanin dhe plagosën kolegun e tij, kanë kuptuar se oficerët e policisë nuk janë më njerëzit që garantojnë ligjin në emër të shtetit dhe qytetarëve, por individë të tradhtuar nga Kryeministri dhe Kupola e Policisë, brenda një uniforme të zhubravitur, që jo vetëm nuk kanë mbrojtjen e shtetit në luftën e tyre kundër krimit, por akoma më keq, kanë mbrapa familjet e tyre që as me bukë nuk i mbajnë dot. Sepse kanë kuptuar që oficerët e policisë si Selmani dhe kolegu i tij, janë braktisur rrugëve nga Kupola e Policisë së Shtetit, ndërkohë që vetë përfaqësuesit më të lartë të Kupolës, bëjnë ortakëri me krimin. Qeveria, Kryeministri, Nul Moka e gjithë të tjerët, janë bërë si agjenci mortore me ngushëllimet e rastit për oficerët e rënë në krye të detyrës. Këta që nuk garantojnë dot jetën dhe nderin e efektivëve të policisë për së gjalli, mjaftohen t’u garantojnë nderin e ceremonisë mortore për në botën tjetër. Sepse krimi nuk ka më frike nga shteti, kriminelët nuk kanë më frike nga ligji, nuk kanë më frike nga Policia e Shtetit”, thekson Tahiri.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Selmanit dhe shërim të shpejtë për efektivin Lleshi, deputeti socialist thekson se pas 23 qershorit, PS do angazhohet të rilindë Policinë e Shtetit.
“Në emër të gjithë këtyre, pas 23 qershorit, ne angazhohemi të rilindim misionin dhe shpirtin e skuadrës së Policisë së Shtetit. Do rikthejmë sigurinë për qytetarët, duke larguar militantët dhe amatorët, duke mbrojtur profesionistët dhe oficerët e devotshëm të Policisë së Shtetit e duke goditur me gjithë forcën e ligjit, cilindo që do guxojë të prekë jetën dhe pronën e qytetareve. Dhe me më shumë forcë, ata që do guxojnë të prekin efektivët e policisë! Pas 23 qershorit, do i japim fund tradhtisë së efektivëve të Policisë së Shtetit duke rilindur një Shqipëri më të drejtë dhe më të sigurt”, përfundon deklarata e Tahirit.