Ekzekutohet me arme nje person dyshohet vrasje per hakmarrje

TIRAN- Nje person eshte ekzekutuar ne afersi te nje automjeti qe sipas policise dyshohet te jete prone e tij. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ne Tirane rreth ores 09.00 ne rrugen Jordan Misja.
Sipas te dhenave te para viktime eshte nje shtetas rreth 40-vjec. Ai eshte gjetur pa jete prane nje automjeti me targe TR 06 72 E qe dyshohet se eshte e tij por ende nuk eshte saktesuar nga policia.
Burime nga grupi hetimor i mberritur ne vendin e ngjarjes bejne me dije se viktima eshte identifikuar si Mirash Pali lindur ne Kukes e banues prej vitesh me qira ne kete zone.
Pista e pare dyshohet te jete ajo e hakmarrjes duke e argumentuar kete me menyren si eshte kryer vrasja.
Ende nuk ka te dyshuar per ngjarjen nderkohe qe policia po heton per zbardhjen e ngjarjes.