Pollo nis takimet elektorale Me shume investime per njesite vendore
Kucove 21 nentor NOA - Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit njekohesisht deputet i Qarkut te Beratit Genc Pollo i shoqeruar nga deputeti Mehmet Xheka dhe drejtues zonale te PD-se se Kucoves mori pjese ne nje takim ne komunen Perondi te rrethit te Kucoves me simpatizante te Partise Demokratike dhe banore te kesaj komune.
Ministri Pollo gjate fjales se tij theksoi se edhe pse jemi ende heret per zgjedhjet e majit te vitit te ardhshem e rendesishme eshte qe te jemi te pergatitur per te fituar jo vetem komunen e Perondise por edhe disa komuna te tjera ne rrethin e Kucoves.
Me tej Pollo tha se Partia Demokratike ka nje pervoje te shkelqyer ne drejtimin e komunes se Perondise ku edhe pse ne nje periudhe te veshtire per vendin ajo gjate viteve 96-2000 eshte drejtuar nga nje drejtues nga me te suksseshmit e PD-se ne rrethin e Kucoves Rexhep Haderi.
Drejtuesit aktuale e kane lene komunen e Perondise ne meshire te fatit per arsye qe tashme dihen prej te gjithe komunitetit ndaj sfida e gjithsecilit eshte te punoje dhe te kujdeset qe ne zgjedhjet e majit komuna e Perondise ti kthehet Partise Demokratike dhe kandidatit te saj tha Pollo.
Ne vijim te takimeve te tij ne Qarkun e Beratit Ministri Pollo u ndal dje edhe ne komunen Cukalat te rrethit te Beratit. Komuna Cukalat eshte nje prej komunave ku fitorja e Partise Demokratike ka qene e padiskutueshme dhe investimet e Qeverise nuk kane munguar si ne infrastrukture rrugore ashtu edhe ne subvencionet bujqesore.
Ministri Pollo gjate fjales se tij tha se komuna e Cukalatit eshte nje prej komunave me te rendesishme te rrethit te Beratit ku investimet ne infrastrukturen rrugore do te vazhdojne edhe me tej gje qe do te bej te mundur lidhjen e komunes me fshatrat e tjere perreth. Z. Pollo tha se te gjitha premtimet qe kemi bere me pare ne kete komune i kemi mbajtur sic eshte rruga qe lidh qendren e komunes me fshatin Allambrez por gjithsesi ne kohet ne vijim do te mundohemi te bejme edhe me shume per kete komune qe gjithmone i ka besuar voten e saj kandidatit te PD-se.
Gjate ketij takimi Ministri Pollo ka kujtuar gjithashtu edhe rregullat e liberalizimit te vizave ku i ka kerkuar te pranishmeve te mos i shkelin rregullat dhe te mos aplikojne per azil ose per pune perndryshe mund te penalizohen dhe vendi yne mund te futet ne listen e zeze te BE-se.
a.k/NOA