Ekzekutohet me automatik 33-vjeçari në Fushë Krujë, pranga autorit
Fushë Krujë- Një 33-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Fushë Krujë për motive ende të paqarta. Ngjarja ndodhi pak më parë dhe sipas policisë viktimë është shtetasi Indrit Çela.
“Indrit Çela, 33-vjeça banor i fshatit Arameras ka mbetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri”- thanë burimet e policisë, pas hetimeve të para të ngjarjes.
Sipas tyre autor është 21-vjeçari, Lulëzim Çela, i cili është vënë në pranga menjëherë pas kryerjes së krimit. Shtetasi 33-vjeçar është vrarë për shkak të një konflikti me Lulëzim Çelën, me të cilin pavarësisht mbiemrit të njëjtë nuk ka lidhje fisnore.
“Indrit Çela, i armatosur me automatik kallashnikov dhe granata ka shkuar për të vrarë Lulëzimin. Aty janë përleshur trup më trup dhe Lulëzimi i ka marrë armën nga dora dhe e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend”- thonë burimet policore.
Shkak mendohet të ketë qenë një konflikt, por ende nuk saktësohet se çfarë konflikti ka qenë mes dy shtetasve.