Ekzekutohet me pistolete i riu mister autoret dhe shkaqet
Artan CENA
TIRANE - Vritet nje i ri prane baneses ku prej disa muajsh jetonte me qira. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Policise se kryeqytetit. Nga te dhenat policore mesohet se viktime eshte 26-vjecari Erald Gjoni. Krimi mesohet se ka ndodhur ne oret e mbremjes se djeshme ne nje rrugice ne zonen e Selites ne Tirane. Burime nga vendi i ngjarjes kane bere te ditur se viktima jetonte prej disa muajsh me qira ne ate zone. Sic eshte mesuar ai nuk njihej shume nga banoret e zones se Selites pasi nuk rrinte shume. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur ne kohen kur ai po shkonte ne banese.
NGJARJA
I riu eshte qelluar disa here me pistolete prane nje shkolle 9-vjecare qe ndodhet ne zone. Fillimisht ai eshte transportuar ne gjendje te rende ne spital por rreth mesnates ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra. Burime nga grupi hetimor thane se nuk kane te dhena ne lidhje me autoret e krimit apo shkaqet. Fillimisht policia eshte njoftuar per nje plagosje por qe pas disa oresh eshte kthyer ne nje vrasje. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniforma blu te cilat kane nisur hetimet ne lidhje me krimin. Sipas te dhenave Gjoni njihej si perdorues droge. Policia ka marre kontakt me familjaret e viktimes te cilet nuk kane mundur qe te japin shpjegime per policine ne lidhje me vrasjen qe kishte ndodhur.
HETIMET
Ne zonen ku ka ndodhur krimi kane mberritur efektivet e seksionit te krimeve kunder jetes dhe shendetit. Keta te fundit jane njoftuar nga koleget e Komisariatit Nr. 2 qe kishin shkuar ne vendin e ngjarjes. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes uniformat blu kane kerkuar deshmitare per krimin. Por dhe ata kane qene te pakte. Policia mesohet se ka mbledhur disa detaje rreth ngjarjes po ato nuk kane qene te shumta. Ndersa kane vazhduar kontrollet ne vendin e krimit nuk eshte gjetur asnje gezhoje arme. Ne lidhje me kete fakt ka dy pista hetimi. E para eshte ajo qe autori apo autoret krimit i kane mbledhur gezhojat dhe e dyta eshte ajo e ndodhjes se krimit ne nje vend tjeter dhe me pas trupi eshte sjelle aty ku u gjet.
Vjedhje ne autobusin e Unazes pasagjeret mbahen 15 minuta peng
TIRANE - Paraditen e djeshme pasagjeret e nje autobusi te linjes se Unazes jane bere protagoniste te nje ngjarjeje te pazakonte. Qytetaret kane perjetuar panik ne afersi te Stacionit te Trenit pas nje vjedhjeje te ndodhur ne autobus. Ka qene ora 845 kur nje person qe ndodhej ne autobus duke pretenduar se i kishin grabitur portofolin per plot per 15 minuta ka mbajtur peng udhetaret. I riu ka kercenuar shoferin e mjetit qe te mos hapte dyert duke mos lejuar keshtu asnje njeri te zbriste. Sipas personave qe ndodheshin ne autobus ai perseriste shpesh frazat Leket mbajini por me ktheni dokumentet qe kam brenda ne portofol. Pas disa minutave tension ku pasagjeret i kerkonin te riut qe ti kontrollonte dhe ti linte te iknin nje prej tyre ka lajmeruar policine. Me ardhjen e patrulles se Komisariatit Nr. 3 situata eshte qetesuar. Policet kane kontrolluar te gjithe pasagjeret por portofoli nuk eshte gjetur pavaresisht pretendimeve te te riut. Vjedhjet ne autobuset e linjave brenda Tiranes jane nje fenomen qe ndodhin shpesh dhe jane denoncuar nga qytetaret.
Arrestohet i fshehur 32-vjecari i denuar me burg
TIRANE - Prej vitesh kerkohej pasi ishte i denuar por vetem dje eshte arrestuar. Behet fjale per 32-vjecarin Gezim Marashi nga Puka i arrestuar pas emigrimit te gjate qe ai kishte bere. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se gjate dites se djeshme arrestuan shtetasin ne kerkim Gezim Gjok Marashi 32 vjec lindur ne Puke e banues ne Tirane. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me nje vendim te formes se prere te dates 29.04.2001 e ka denuar me 12 vjet burgim duke e akuzuar per vepren penale te tentatives se vrasjes. Marashi akuzohet se ka tentuar te vrase shtetasin Martin Ndoj ngjarje kjo ndodhur me vitin 2001 ne qytetin e Pukes. I kerkuari eshte kapur i fshehur ne ambientet e nje banese ne Laprake te Tiranes. Sic beri te ditur Policia e kryeqytetit i arrestuari sapo ishte kthyer nga Greqia pas disa vitesh ne emigrim. Ne ngarkim te ketij shtetasi u ekzekutua vendimi i Gjykates se Rrethit Puke nderkohe qe shtetasi do te dergohet ne vendin e vuajtjes se denimit.
Ina Rama ne takimin per rajonet kufitare
TIRANE - Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise Ina Rama me ftese te qeverise belge qe ka kryesimin si presidente e radhes e Keshillit dhe BE-se po merr pjese ne Takimin Plenar te 35-te te Rrjetit Europian te Drejtesise qe po zhvillohet ne Bruksel ne datat 29-30 nentor 2010. Takimi zhvillohet nen kujdesin e ministrit te Drejtesise te Belgjikes Stefaan de Clerck dhe punimet e tij u pershendeten edhe nga kryeprokurori i Prokurorise Federale belge Johan Delmulle. Ky takim plenar ne te cilin marrin pjese dhe personalitete te politikes dhe drejtesise europiane si dhe funksionare te Eurojust-it ka ne fokus temen Bashkepunimi nderkombetar me rajonet kufitare me Europen. Takimi do te fokusohet ne format e ndryshme te bashkepunimit juridik dhe policor midis rajoneve kufitare dhe vendeve pjesetare te BE-se. Objektivi i ketij takimi mbetet permiresimi i praktikave nepermjet formave te ndryshme te bashkepunimit nderkombetar ne rajonet kufitare si dhe shkembimi i informacionit nepermjet pikave te kontaktit.
Plagosi rende me sepate arrestohet 24-vjecari
TEPELENE - Sherri per nje qen solli plagosjen e nje 54-vjecari nje jave me pare ne rrethin e Tepelenes ndersa dje policia ka mundur te arrestoje te dyshuarin. Burimet zyrtare nga uniformat blu thane se kane arrestuar shtetasin Fatjon Hoxha 24 vjec nga fshati Turan. Ky shtetas akuzohet per plagosje me sepate. Policia lokale tha se nje jave me pare Hoxha goditi me sepate ne koke bashkefshatarin e tij S. B. 55 vjec i cili ndodhet ne Spitalin e Tepelenes ne rrezik per jeten. Shkaku i konfliktit mendohet se ka qene e drejta pronesise ndaj nje qeni. Pas grindjes Hoxha u arrestua ne stanin e tij.
Termeti lekund lehte Jugun e vendit
GJIROKASTER - Nje termet i lehte pa pasoja ne deme materiale me magnitude 2.7 balle te shkalles Rihter 5 sekonda eshte regjistruar dje ne oren 1233 ne prefekturen e Gjirokastres ne Jug te vendit. Ishte nje termet siperfaqesor qe u ndje shume lehte edhe Gjirokaster - njoftoi Lefter Qiriqi shef i Zjarrfikeses. Deri tani nuk rezulton te kete te lenduar nga ky termet apo deme materiale - shton ai pa percaktuar saktesisht epiqendren e termetit. Qarku i Gjirokastres njihet si nje zone me profil te qendrueshem tektonik dhe gjate 60 viteve te fundit nuk ka pasur deme ne njerez apo materiale pervec fshatit Luzat ne vitin 2006 ku disa banesa u demtuan si pasoje e lekundjes se tokes.
30 Nentor 2010