E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi nga puna i oficereve te specializuar ka rritur krimin



Artan CENA
TIRANE - Organizata e Punonjesve te Policise ne Lirim i ka bere thirrje qeverise qe te ndale largimet e specialisteve dhe emerimet e joprofesionisteve ne detyre. Kjo organizate mendon se per shkak te kesaj forme joligjore te ndjekur deri tani krimi i rruges eshte ne rritje. Shyqyri Dade kreu i Organizates se Punonjesve te Policise ne Lirim gjate dites se djeshme ka bere publik dhe shqetesimin qe kane me shume se 5 mije ish-punonjes te Policise shqiptare ne lidhje me sigurimet shoqerore dhe pensionet. Konferenca e djeshme eshte organizuar per te sensibilizuar dhe qeverine me qellim qe shume prej oficereve te policise qe jane larguar nga puna pas vitit 2005 te kthehen ne pune.
ORGANIZATA
Kthimi i punonjesve te policise ne lirim ne krye te detyres eshte nje nga perparesite qe do te kete Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim. Gjate fjales se tij kreu i kesaj organizate ka renditur nje sere problemesh qe kane policet e liruar nga detyra. Nder te tjera ai u eshte drejtuar krereve te Policise se Shtetit per plotesimin e kushteve per punonjesit e policise qe jane larguar nga detyra ku nje nga keto arsye eshte edhe ajo politike. Kjo organizate ka kerkuar bashkepunim edhe me Sindikaten e punonjesve aktive te Policise se Shtetit. Dalja nga detyra per tu zevendesuar me joprofesioniste thjesht per interesa partiake ka bere qe te lene vendet e punes 5 mije veta prej vitit 2005. Problemet tani duken me rritjen e krimeve te aksidenteve te rritjes se ngjarjeve te padenoncuara qe tregojne keshtu humbjen e besimit te publikut te organet tona - tha Shyqyri Dade kreu i Organizates se Punonjesve te Policise ne Lirim.
SIGURIMET
Punonjesit e Policise se Shtetit ne Lirim e konsiderojne si antikushtetuese paketen ligjore te hartuar kohet e fundit per sigurimin shoqeror te kesaj shtrese. Sipas organizates qe funksionon ne emer te ketyre punonjesve Gjykata Kushtetuese ka bere ndryshime thelbesore ne Ligjin Nr. 10142 ndaj qeveria dhe faktoret e tjere vendimmarres duhet ta zbatojne sa me pare ate. Ne fund te takimit Organizata i kerkoi Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe te vazhdoje trajtimin e nderprere te pages kalimtare per te gjithe kategorine e punonjesve te shtetit ne lirim. Ne rast se kerkesat nuk do te merren parasysh nga ana e qeverise Organizata paralajmeron protesta. Ne kete aktivitet kane qene te pranishem nje numer i madh i punonjesve te policise te cilet jane larguar nga detyra. Ne kete aktivitet jane diskutuar edhe per pagat e uleta te policise por edhe trajtimin e familjeve te tyre kur ata humbin jeten. Gjithashtu kjo organizate do te bashkepunoje edhe me Sindikaten e punonjesve aktive te policise dhe te ish-ushtarakeve lidhur me menyrat e reagimit dhe protesten ndaj arbitraritetit qeveritar.

Tre aksidente ne pak ore dy persona te vdekur
DURRES - Tre aksidente te renda automobilistike me dy te vdekur dhe nje te plagosur rende kane ndodhur ne Durres e Kavaje ne nje hark te shkurter kohor. Ngjarjet rrugore kane ndodhur brenda harkut kohor te 30 minutave pas ores 5 te pasdites se djeshme. Ngjarja e pare ndodhi ne afersi te ures se Dajlanit ne superstraden Tirane-Durres ku nje grua e moshuar ende e paidentifikuar mbeti e vdekur pas perplasjes me nje furgon mallrash me targa te Kucoves qe drejtohej nga 24-vjecari Edmir Skuraj i cili eshte ndaluar nga sherbimet e Policise Rrugore. Viktima eshte perplasur me furgonin pasi ka kapercyer trafikndaresen per te kaluar ne anen tjeter te superstrades. Nderkaq nje tjeter kembesor ka mbetur i vdekur ne Kavaje pas perplasjes nga nje automjet qe eshte larguar me shpejtesi duke perfituar nga erresira. I vdekur nga perplasja ka mbetur shtetasi Hamit Celpeza 64 vjec nga Kavaja. Nje aksident i ngjashem me ate te Kavajes ka ndodhur vetem pak minuta me pas ne Nish-Tulla te Durresit ne afersi te Gjykates se Apelit. Nga goditja qe ka marre prej nje automjeti te paidentifikuar eshte plagosur rende Gezim Hasa 50 vjec nga Rrashbulli. Ne te tria vendngjarjet kane mberritur forca te Policise Rrugore te cilat kane kryer veprimet e para dhe po hetojne per te identifikuar dy mjetet dhe drejtuesit e tyre qe braktisen kembesoret e goditur dhe vendin e ngjarjes.

Zjarri shkrumbon banesen nje familje mbetet ne qiell te hapur
ELBASAN - Nje zjarr i papritur ka shkrumbuar nje banese duke rrezikuar seriozisht jeten e 6 personave dhe i ka lene ata ne qiell te hapur. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem rreth ores 9 ne fshatin Qarret te komunes Labinot-Mal te rrethit te Elbasanit. Shkak per kete eshte bere shkendija elektrike nga luhatjet e tensionit. Gjate momentit te zjarrit familjaret kane qene ne banese dhe nuk e kuptuan qe shtepia e tyre po digjej. Kane qene komshinjte ata qe i lajmeruan ne kohe dhe i nxoren familjaret jashte shtepise qe ishte perfshire nga flaket duke shmangur keshtu nje tragjedi. Flaket kane shkrumbuar te gjithe banesen duke shkaktuar deme te medha materiale dhe monetare. Ne banese ishte grumbulluar i gjithe drithi vjetor dhe nje shume parash prej 150 mije lekesh. Aktualisht familja e prekur nga fatkeqesia natyrore eshte strehuar ne banesen e komshinjve por hapesira e vogel e ben te veshtire jetesen. Te prekurit kerkojne ndihme nga shteti dhe nga ndonje donator pasi tani nuk u ka mbetur asgje per te jetuar.

Qiriri djeg banesen fqinjet shpetojne te moshuarin
GJIROKASTER - Flaka e qiriut gati sa nuk ka marre nje tjeter jete mbremjen e dy diteve me pare. Apartamenti i nje te moshuari eshte perfshire nga flaket ne oret e vona te nates ne lagjen 18 Shtatori ne qender te qytetit te Gjirokastres. Zona ku banonte 75-vjecari Niko Gjini kishte pasur nderprerje te energjise elektrike gjate gjithe nates. I moshuari i cili jetonte vetem i detyruar nga erresira kishte ndezur nje qiri. Niko Gjinin e kishte zene gjumi ndersa flaka e qiririt i harruar i ndezur ne tavoline fillimisht kishte perpire tavolinen dhe me pas ishte perhapur neper dhome. 75-vjecari ka mundur te shpetoje fale nderhyrjes se shpejte te forcave zjarrfikese. I zoti i baneses Niko Gjini i cili banonte i vetem ka mundur te dale jashte pa demtime djegieje por i asfiksuar nga tymi dhe menjehere eshte transportuar per ne spitalin rajonal Gjirokaster Ai eshte jashte rrezikut per jeten.

Prishi qetesine publike prangoset i riu
LEZHE - Nje i ri eshte ndaluar pasi akuzohet per prishje te qetesise publike. Burimet zyrtare nga Policia e Lezhes thane dje se kane vene ne pranga shtetasin Nikoll Preci pasi akuzohet per prishje te rendit publik. Sipas te dhenave te fundit te policise mesohet se 36-vjecari drejtonte nje mjet pa targa ne qytetin e Lezhes. Nikoll Preci eshte shoqeruar ne Komisariatin e Policise Lezhe. Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorise se Lezhes per veprat penale te kundershtimit te punonjesve te policise se rendit publik prishje te qetesise publike dhe fyerje per shkak te detyres.

29 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›