E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet nje taksist ne Kavaje


Gjendet ne Kavaje nje taksist i vrare. Mesohet se taksisti Urim Begu eshte qelluar me plumb ne afersi te Kavajes. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes ndonese policia eshte duke hedhur disa pista te mundshme. Begu u gjet ne afersi te Kavajes ndersa policia deklaron se 48-vjecari eshte grabitur e me pas eshte qelluar. Taksia e Begut eshte me targa Tr 217 C.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po perpiqet te zbardhe rrethanat e vdekjes se viktimes dhe autoret e krimit. Policia po hedh dyshime se vrasja e Urim Begut mund te kete lidhje me vrasjen e ndodhur ne Lushnje diten e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›