Sistemi arsimor i Kosoves ne nje pike kthese
Sistemi arsimor i Kosoves ne nje pike kthese ishte tema e nje diskutimi qe u zhvillua dje ne Institutin Amerikan te Paqes ketu ne Uashington. Pjesemarreset folen rreth se kaluares se arsimit ne Kosove gjendjes aktuale si dhe objektivave te se ardhmes.
Perfaqesues te arsimit dhe fushave te tjera te lidhura me te ndodhen keto dite ne Uashington ne baze te programit Hope Fellowship.
Foleset e perqendruan prezantimin e tyre ne veshtiresite me te cilat perballet sistemi arsimor i te gjitha niveleve ne Kosove dhe perpjekjet qe po ben shteti i ri per te krijuar nje sistem konkurues me pjesen tjeter te botes e te Evropes duke perfshire edhe integrimin e pakicave ne arsim ashtu si ne te gjitha aspektet e jetes ne vend.
Diskutimi ne Institutin Amerikan te Paqes u zhvillua vetem disa ore pasi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton zhvilloi nje takim me te rinjte ne Prishtine gjate te cilit ajo beri thirrje qe te rinjte e Kosoves te arsimohen sa me mire per tu bere udheheqes te denje te vendit te tyre.
Ministria e arsimit po ben perpjekje per te ngritur cilesine e arsimit dhe permiresimin e strukturave fizike duke ndertuar shkolla te reja. Ajo eshte perqendruar ne formimin e kornizes se re te korikulit ne trajnimin e mesimdhenesve ne menyre qe nxenesit te kene kushte sa me te mira per te arritur suksese dhe per ti sherbyer sa me mire vendit ne te ardhmen tha Fadile Dyla e ministrise se Arsimit te Kosoves.
Zonja Dyla tha se sistemi arsimor i Kosoves perballet me nje sere veshtiresish perfshire edhe vete infrastrukturen. Ajo theksoi punen e bere nga qeveria e Kosoves me ndihmen e donatoreve te huaj vecanerisht te Usajdit.
Ne shtetin e ri te Kosoves arsimi si nje prej aspekteve me te rendesishem te perparimit shoqeror te vendit ka kaluar neper nje transformim rrenjesor gjate nje periudhe relativisht te shkurter nga sistemi i dyfishte shkollat shqipe nga njera ane dhe shkollat serbe e turke nga ana tjeter tek shkollat shqipe ne shtepite private e deri tek shkollat e integruara madje edhe ato te gjelbra.
Kosova ka rreth 440 mije studente dhe rreth 28 mije personel ne fushen e arsimit shifra keto qe perbejne 25 per qind te popullsise. Si rezultat qeveria e Kosoves ka perballe nje detyre te veshtire per te arsimuar brezin e ri dhe te ardhmen e vendit.
Kemi filluar kontaktet dhe bashkepunimin me Fakultetin Ekonomik. Aktualisht po zhvillojme nje certifikate te njohur ne gjithe boten e njohur si Europeat Foundation Certificate in Banking. Po diskutojme me dekanatin e Fakultetit Ekonomik per mundesine e transferimit te krediteve prej ketij programi ne fakultet tha Diturie Hoxha drejtoresha ekzekutive e Shoqates se Bankave te Kosoves.
Zonja Hoxha tha se Shoqata e Bankave te Kosoves nje organizate jo-qeveritare ka si objektiv kryesor ne fushen e arsimit te Kosoves ngritjen profesionale si dhe punesimin qe ajo parashikon te mbetet problem ne te ardhmen e afert.
Ngritja progesionale eshte aspekt shqetesues edhe nga pikpamja e burimeve njerezore tha Burbuqe Grajcevci menaxhere ne projektin e financiamit rural te Kosoves.
Mendoj se sistemi i arsimit duhet tu ofroje nxenesve dhe studenteve me shume mundesi per te marre aftesite teorike dhe praktike qe do ti lidhnin ata me mire me nevojat e tregut te punes.
Megjithe veshtiresite e shumta ne periudhen e pas konfliktit foleset ne diskutim theksuan perkushtimin e qeverise se Kosoves qe ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar donatoret e ndryshem dhe shqiptaret kudo ne bote ta ngrene arsimin ne Kosoves ne perputhje me nivelet nderkombetare dhe evropiane.