E Diel, 1 Nëntor 2026

PE ndjek zhvillimet ne Tirane. Presim zgjidhje te mosmarreveshjeve

Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian ndjek me vemendje situaten ne Shqiperi dhe eshte nje partner aktiv per kapercimin e mosmarreveshjeve aktuale politike ne vend. Eumlshte kjo deklarata qe vjen nga kreu i ketij komisioni Gabriele Albertini pas takimit ne Bruksel me shefin e ri te diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto.

Ka veshtiresi qe i perkasin situates politike te brendshme qe prodhojne nje paralize te institucioneve parlamentare po ky eshte nje problem qe po i afrohet zgjidhjes. Ceshtja e rezultatit te zgjedhjeve nuk vihet ne diskutim po eshte problemi i politikes se brendshme mes maxhorances dhe opozites. Do perpiqemi te gjithe qe opozita te pranoje rregullat e lojes pasi keto jane rregullat e demokracise tha Gabriele Albertini.

Ministri i jashtem shqiptar Haxhinasto u takua edhe me shefin e grupit parlamentar socialdemokrat Martin Sculz i cili tha se liberalizimi i vizave do te lehtesoje jeten e shqiptareve.

Ne analizuam vendimin e fundit te Parlamentit per heqjen e vizave me Shqiperine. Ne e konsiderojme nje shenje te miare per marredheniet tuaja me BE. Kjo mase synon ta beje me te lehte jeten e shqiptareve nepermjet liberalizimit te vizave dhe shkembimeve ekonomike me vendet e BE. Pra une mendoj se eshte bere progres ne marredheniet tona u shpreh Martin Shultz kryetari i grupit parlamentar Aleanca Progresiste e Socialisteve dhe e Demokrateve Evropiane.

Vete kreu i ri i diplomacise shqiptare u shpreh se Patem nje mirekuptim per nevojen qe jeta politike ne Shqiperi duhet te jete institucionale ne Parlament dhe te trajtohen ato ceshtje qe na kualifikojne si nje vend i cili po ecen normalisht drejt Bashkimit Europian. Shpresoj qe me perpjekje te perbashketa axhenda jone europiane te vazhdoje me ritme me te shpejta.

Votimi i Parlamentit Europian per levizjen e lire te shqiptareve eshte konsideruar nje vendim historik. Tani pritet edhe votimi i ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian me 8 nentor qe pas 15 dhjetorit qytetaret shqiptare te levizin pa viza ne hapesiren europiane.

Gjovalin Kola Azhornuar se fundi e enjte 14 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›