Ekzekutohet pronari i nje lokali ne Berat 2 plagosen
Krimi u shenua rreth ores 1800 te dites se djeshme para nje lokali ne lagjen 30 vjetori shume prane komisariatit te qytetit. Autoret kane shkuar te armatosur me pistolete e thike duke qelluar fillimisht per vdekje Avdyl Kondin. Pas tij plumbat e nje pistolete TT jane derdhur dhe mbi kusheririn e viktimes Lefter Kondi 26 vjec dhe shokun e tyre 30-vjecar Aurel Qere. Ata kane mundur te largohen me shpejtesi ndersa policia ka mbledhur deshmite e personave te pranishem ne vendin e ngjarjes me qellim zbulimin e tyre. Sipas policise te plagosurit per shkak te gjendjes se rende jane transportuar per ne Spitalin Ushtarak. Pak kohe pas krimit eshte pohuar se autoret e dyshuar jane dy vellezerit Ermal dhe Bledar Polovina 24 dhe 26 vjec banore te lagjes Vakef te cilet jane shpallur ne kerkim. Mesohet se viktima dhe te plagosurit jane me origjine nga fshati Velabisht i Beratit por vitet e fundit ishin shperngulur ne Berat ku Kondi kishte hapur nje lokal ne afersi te qendres se qytetit. Pikerisht para ketij ambienti ka ndodhur dhe grindja me dy autoret e dyshuar te cilet kane qelluar mbi 38-vjecarin. Dy te tjeret kane reaguar menjehere por ata kane mbetur vete te plagosur rende pa mundur te japin variantin e tyre mbi rrethanat e vrasjes. Burime te policise bejne te ditur se ngjarja mund te kete lidhje me ngjarje te vjetra ku mund te jete perfshire viktima dhe vete autoret ose te aferm te tyre. Vite me pare nje anetar i familjes Kondi rezulton te jete vrare ne Holande dhe dyshohet se krimi i djeshem ka lidhje me kete ngjarje. Policia eshte vene ne ndjekje te autoreve te dyshuar duke ngritur postblloqe ne pika te shumta te qytetit.
BERAT/ DILAVER XHELILI