SHBA Perparimi i Shqiperise u demtua nga bojkoti i opozites
Shtetet e Bashkuara te Amerikes ngrene dhe njehere zerin duke u shprehur se bojkoti i opozites ka demtuar perparimin e metejshem te Shqiperise duke bere thirrje njeheresh qe te arrihet tejkalimi i ngercit politik. Keshtu Komisioni per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope i Kongresit Amerikan qe njihet edhe si Komisioni amerikan i Helsinkit zhvilloi dje nje seance degjimore per te diskutuar rreth perparimit qe eshte bere ne 7 vende te Ballkanit Perendimor dhe sfidat me te cilat do te perballen keto vende ne te ardhmen. Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara per perparimin e ketyre vendeve por ne fund te fundit theksoi ai pergjegjesia per zgjidhjen e sfidave te mbetura bie mbi secilin nga keto vende dhe udheheqesit e tyre. Teksa eshte shprehur lidhur me Shqiperine Kantrimen tha se vendi vazhdon te beje perparim te mire drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike duke shtuar se sfidat mbeten te shumta. Por ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund-tha Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen. Duke dhene ne kete menyre dhe nje tjeter goditje per qendrimin jashte Kuvendit braktisjen e seancave dhe mosbotimin e ligjeve nga ana e opozites. Zv/ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve te cituara nga Bashkimi Evropian qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE. Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce per procesin e anetaresimit. Kantrimen tha se SHBA mbeshtesin qendrimin e BE-se qe keto reforma te zbatohen madje do ta ndihmojne qeverine shqiptare jo vetem per ta ndihmuar Shqiperine te anetaresohet ne BE por sepse ato jane qenesore per mbarevajtjen afatgjate te demokracise ne vend. Nderkohe si Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit Kantrimen edhe anetare te Kongresit Amerikan theksuan nevojen e vazhdimit te mbeshtetjes amerikane per avancimin e demokracise ne 7 vendet ne fjale te Ballkanit Perendimor. Sipas tij Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kane shenuar perparim drejt integrimeve euro-atlantike. Sipas folesve ne seance perspektiva e anetaresimit ne Bashkimin Evropian eshte nje prej motiveve me te forta te mundshme per ti dhene shtytje perparimit te deritanishem ne Ballkan. Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit Tom Kantrimen tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin pranimin ne BE te te gjitha vendeve te rajonit. Ai vuri ne dukje se gjate 10 vjeteve te fundit jane vere re shenja inkurajuese ne zhvillimin politik dhe ekonomik ne rajon. Me gjithe perparimin e bere tha Kantrimen ende ekzistojne sfida serioze. Ceshtja me e rendesishme per keto 7 vende theksoi ai qe ndikon ne anetaresimin e tyre ne institucionet euro-atlantike eshte perkushtimi per vendosjen e shtetit juridik. Lidhur me Kosoven ne deshmine e tij vetem pak dite para zgjedhjeve te jashtezakonshme Zv/ndihmes Sekretari i Shtetit shprehu shqetesim rreth mundesise se dhunes gjate zgjedhjeve. Fatkeqesisht duket se jane vetem serbet qe po perdorin dhunen per te parandaluar serbet e tjere qe te marrin pjese ne zgjedhje-tha Katrimen. S.P
Kantrimen
Por ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund-tha ai.