E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder shiu rikthehet me ankthin

/ /

Megjithese niveli i ujit gjate dites se djeshme ishte ulur me 30 centimetra situata ne kete rajon vazhdon te jete kritike pasi siperfaqja e zhytur nen uje eshte 13 mije e 150 hektare ndersa numri i shtepive te permbytura eshte rreth 2600. Nderkohe qe ne qytet zonat me problematike jane ato te Xhabijes Kirasit Livadheve Udhakryqit si dhe lagjet Manush Alimani Salo Halili Ahmet Haxhija Ajasem Bahcallek dhe Shiroka te cilat vazhdojne te jene te permbytura. Ne lagjen Xhabije pas uljes se nivelit te ujit eshte bere i mundur furnizimi me energji elektrike i nje numri te konsiderueshem banoresh te kesaj zone fale punes se ndermarrjes elektrike te Shkodres. Furnizimi me ushqime ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme pothuaj ne te gjitha pikat e nxehta te qytetit te Shkodres ku ka veshtiresi ne levizjen e njerezve. Por gjithsesi furnizimi me ushqime po behet nje shqetesim. Banoret ankohen se jo te gjithe po marrin furnizime nderkohe qe personat te cilet menaxhojne nje operacion te tille tregojne se reagimi i njerezve qe ofrohen prane kamioneve dhe varkave qe shperndajne ushqime eshte i tille i cili jo vetem po pengon furnizimin normal te te gjithe banoreve por ata po krijojne shqetesime edhe tek personeli qe merret me shperndarjen e ndihmave ushqimore. Madje banoret e zonave te permbytura ne qytetin e Shkodres nuk kane kursyer as kamionin e ushtrise kosovare i cili kishte sjelle pako me ndihma ushqimore si dhe ka ndihmuar ne shperndarjen e tyre. Por banoret kane nderhyre aq brutalisht saqe i kane shqyer tenden kamionit. shte dashur nderhyrja e Policise Bashkiake dhe asaj te Rendit qe te largojne turmen e njerezve nga kamioni ne zonen e Livadheve. Nuk e kuptoj sesi njerezit sillen ne ate menyre e aq me teper me ne qe kishin ardhur per ndihme. shte e paimagjinueshme qe njeriu te beje ashtu per dy buke dhe per nje bidon me uje kur pas 100 metrave secili prej tyre ishte i lire te shkonte e te merrte buke e uje sa te mundte ne dyqan shprehet nje nga ushtaraket e Forces se Sigurise se Kosoves qe shoqeronte kamionin. Yldon ndihma ne Shkoder

Kompania Yldon dhe presidenti i saj Ylli Ndroqi solidarizohen me popullaten e demtuar nga permbytja ne zonen e Shkodres. Lidhur me kete kane mberritur sot ne qytetin verior 25 tone ndihma ne vleren e 80 mije eurove. Ndihmat jane kryesisht ne lengje frutash uje multivitamina lengje per femije dhe gra shtatzena dhe te semuret anemike. Trajleri i kompanise Yldon dorezoi dje ndihmat ne magazinat e ish-uzines se telave ne kete qytet. Gjate dorezimit te ndihmave ishte i pranishem edhe zv.kryeministri Ilir Meta njekohesisht kreu i shtabit qendror te emergjencave i cili i ka shprehur mirenjohjen presidentit te kompanise Yldon Ylli Ndroqi per ndihmat e ofruara. Meta gjithashtu ka theksuar se ndihma e biznesit ne keto dite te veshtira eshte mjaft e rendesishme.

Situata dje

Fierza
Prurjet 600 m3/s
Niveli i liqenit 290.42 metra
Niveli maksimal 296 metra
Derdhjet porta 1070 m3/s

Komani
Prurjet 1280 m3/s
Niveli i liqenit 170.80 metra
Niveli maksimal 175 metra
Derdhje porta 1420 m3/s

Vau i Dejes
Prurjet 1434 m3/s
Niveli i liqenit 74.24 metra
Niveli maksimal 76 metra
Derdhjet porta 1435 m3/s

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›