“Fatosi erdhi për të rregulluar apartamentin”
Autori i Lajmit: Red.
Në familjen e emigrantit Fatos Shyti, disa orë pas ekzekutimit të tij me armë zjarri ende nuk arrijnë të saktësojnë shkakun e vrasjes së tij. Vëllai i të ndjerit, Artur Shyti, që në fillim e përjashton mundësinë që vrasja të jetë kryer për motive pronësie siç e deklaron paraprakisht policia. "Vëllai im kishte afro një vit që punonte në Trevizo të Italisë në sektorin e ndërtimit", - tregon ai. I larguar në një formë jo edhe aq legale për nga dokumentacioni, Fatos Shyti që, sipas të vëllait, ka përfituar nga dërgimi i vajzës së tij në Itali, ka qëndruar atje si emigrant, duke u ndihmuar nga disa të afërm. Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës 36-vjeçari është kthyer në vendlindje dhe ka vendosur të banojë jo në fshatin e tij në Gështenjas, por në qytetin e Pogradecit. “Afro një muaj më parë erdhi me synimin që të rregullonte apartamentin dhe ka kryer punime me duralumin nga jashtë. Me personin që i bleu banesën u shlye për shumën e lekëve dhe nuk dimë që të kishte ndonjë detyrim tjetër apo konflikt pronësie", - shprehet vëllai i viktimës. Sipas tij, mbrëmjen e së martës i vëllai ka dalë për të pirë një kafe në një bar afër shtëpisë. Në një rrugicë prej afro 50 metra që del në rrugën kryesore të qytetit, Fatosi ka shkuar me këmbë pothuajse deri në hyrje të ndërtesës, në katin e dytë të së cilës banonte. Para hyrjes ai është qëlluar dy herë me pistoletë në pjesën e kokës dhe i mbuluar në gjak ka pësuar vdekje të menjëhershme. "Fqinjët tanë dëgjuan dy krisma dhe pastaj doli gruaja e Fatosit që e pa të shtrirë përdhe në gjak burrin e saj. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, por me sa kemi mësuar, vëllai është qëlluar dy herë në kokë me pistoletë. Duhet t’i jetë ngritur pritë, sepse është qëlluar nga një distancë e afërt", - shprehet Artur Shyti. Ai thekson se i vëllai nuk i kishte bërë të ditur se kishte pasur ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje si për qëndrimin në Itali edhe nga kthimi në Pogradec.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008