E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e 5-të e PSD, Gjinushi: Bashkimi me PS, shpresa e së ardhmes

Në hapje të Konferencës së pestë të PSD-së, kreu i saj Skënder Gjinushi ka shprehur bindjen se ndër vite të gjithë shqiptarët kanë rifituar besimin tek e majta. “Bashkim ynë me Partinë Socialiste dhe me aleatë të tjerë përfaqëson shpresën dhe të ardhmen" theksoi Gjinushi. 

TIRANE- Kryetari i Partisë socialdemokrate Skënder Gjinushi është shprehur i sigurtë për fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 28 qershorit, pasi sipas tij shqiptarët nuk mund ti japin më votën qeverisë së Gërdecit.
Në kongresin e 5-të të PSD-së, Gjinushi paralajmëroi se pas ardhjes në pushtet do të hetohen dhe rishikohen të gjitha privatizimet korruptive që janë bërë gjatë 4 viteve të qeverisë Berisha.
Ne jemi të gatshëm që pas fitores së qershorit të parqiten në qeverisjen e vendit.
“Jemi të gatshëm të nxjerrim vendin nga kriza, të ndërmarrim reformat e duhura institucionale. PSD ëshë garant i shtetit ligjor, kushtetutshmërisë dhe zgjedhjeve të lira. Partia jonë do të rishikojë të gjitha privatizimet e bëra në emër të klaneve qeveritare dhe do të mbështesë deri ne fund zbardhjen e aferave të mëdha si Durrës-Kukës, Fazllic, Balliu”

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi e quajti komisionin hetimor ndaj kreut të PS dhe Bashkisë, Edi Rama si treguesin më të qartë të krizës së qeverisë, që sipas tij ka dështuar në të gjithë sektorët më të rëndësishëm për vendin.

Në mandatin pas fitores, tha Gjinushi ne do ti japim një tjetër imazh Shqipërisë, do të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe do të bëjmë një politikë për ta dhe jo si qeveria aktuale që sipas tij ka menduar vetëm për xhepat e vetë.

Ndërkohë në Kongresin e 5 –të PSD e ka përshëndetur edhe deputetia e Partise Socialiste Arta Dade e cila e ka vlerësuar PSD-në si një aleate historike me të cilën e ka bashkuar angazhimi për ndryshimin e vendit, ndërsa ka theksuar se mbështetja e PS ndaj PSD do të vijojë. 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›