E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekuton prindërit për të bërë festë me miqtë

Një i ri nga Florida akuzohet se ka vrarë dy prindërit e tij me çekiç. Sipas People, Tyler Hadley kishte ftuar rreth 60 miq me anë të Facebook-ut në shtëpinë e tij, për të bërë një festë. Sipas policisë, prindërit e tij nuk e kanë lejuar dhe për këtë arsye ai i ka vrarë ata. Ndërsa prindërit e 17-vjeçarit ishin të vdekur në shtëpi, të rinjtë, të cilët nuk e dinin për krimin, kanë festuar deri në orët e vona, kur ka shkuar policia dhe ka zbuluar krimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›