Rusia më në fund e pranon se birra është alkoolike
Presidenti rus, Dimitri Medvedev ka nënshkruar një ligj, që e klasifikon zyrtarisht birrën si alkoolike.
Deri më tani çdo gjë që kishte më pak se 10 përqind alkool, cilësohej si ushqim.
Me këtë lëvizje u hapet rruga ministrave për të kontrolluar shitjen e birrës njësoj si pijet e tjera të forta alkoolike.
Konsumi i alkoolit në Rusi është sa dyfishi i nivelit kritik të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Edhe pse vodka njihet si pije tradicionale, konsumi i birrës është rritur ndjeshëm. Gjatë dekadës së fundit, konsumi i birrës është rritur me 40 përqind, dhe konsumi i vodkës ka rënë me 30 përqind.