E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si Irina Shayk e mban trupin në formë

Modelja ruse Irina Shayk konsiderohet si një nga femrat më seksi dhe më elegante në botë. Por, për të qenë kaq në formë, e dashura e futbollistit të Realit, Kristiano Ronaldo, tregon se nuk përdor asnjë dietë. Ajo thotë se për të mbajtur trupin në formë merret vetëm me sport, pa e privuar veten nga të ngrënit. Ajo është fotografuar në Manhatan teksa bën vrap, duke treguar se si e mban trupin në formë. “Unë mendoj se njeriu mund të hajë çfarë të dojë dhe të bëjë ushtrime që të jetë në formë, nuk ka rëndësi nëse shkon në palestër, vrapon, ecën në park apo noton”, ka deklaruar Irina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›