E Diel, 1 Nëntor 2026

El Bocho, ‘artisti i rrugës’ që sfidon Berlinin

I quajtur ‘artisti i rrugës’, El Bocho ka pushtuar Berlinin me portretet e femrave të pikturuara mjeshtërisht nëpër muret e kryeqytetit gjerman.

Imazhi i tij, me një kapuç të zi që nuk e lejon t'i duket aspak fytyra, tregon për anonimatin e plotë, që nga pamja, deri te emri. Por pikturat e tij, kryesisht portrete, nëpër muret e lagjeve më të njohura të Berlinit, janë kthyer në një fenomen masiv tashmë.

Në vende nga më të çuditshmet; në këmbët e urave gjysmë të shkatërruara, në kazanët e plehrave, deri në muret e rrugëve kryesore, El Bocho pikturon gratë e tij: flokët e gjatë, çorape me vija, me shikimin drejtuar nga Berlini. Të gjitha këto ai i realizon me anë të sprajit me ngjyra të ndryshme.

"Unë e kam filluar me grafite. Por, kjo është një formë komunikimi e mbyllur, vetëm për ata që e kuptojnë. Ajo që kam dashur është që të komunikoj dhe të përçoj mesazhe tek të gjithë, ndaj kalova te ‘arti i rrugës’”, thotë El Bocho.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›