Reali e Chelsea, vazhdojnë përpara

Pas Barcelonës e Bayern Munchenit, edhe Real Madridi e Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo pasi të dyja këto skuadra të mërkurën mbrëma ia dolën t’i eliminojnë nga kjo garë kundërshtarët përkatës të tyre, APOEL Nicosian respektivisht Benficën.
Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj APOEL-it (0:3), Real Madridi e ka mposhtur ekipin qipriot edhe në duelin e kthimit që e zhvilloi në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat bindës, 5:2.
Pas një dominimi të plotë, Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të e ka kaluar ekipin spanjoll në avantazh prej 1:0 ndaj skuadrës që befasoi në këtë edicion duke mbërri deri në çerekfinale. Kurse, njëmbëdhjetë minuta më vonë, Leite Kaka me një super-gol e ka dyfishuar epërsinë e Real Madridit në 2:0. Me këto shifra edhe ka përfunduar pjesa e parë, derisa në periudhën e dytë u shënuan edhe pesë gola tjerë.
Në minutën e 67-të, mysafirët e zbutën disavantazhin në 2:1 nëpërmjet Manduca. Por, në minutën e 75-të dhe të 80-të ekipi i Jose Mourinhos i realizoi edhe dy gola tjerë – njërin nëpërmjet Ronaldos, e tjetrin me anë të Callejon.
Megjithatë, Solari nga penaltia ia doli ta shënoj edhe një gol në minutën e 82-të për rezultat 4:2. Por sërish janë kundërpërgjigjur vendasit të cilët dy minuta më vonë shënuan sërish nëpërmjet Di Maria për rezultat përfundimtar, 5:0.
Kështu, Real Madridit i mbetet për ta eliminuar Bayern Munchenin pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, nëse dëshiron të mbërrij në finale të ligës më prestigjioze evropiane.
Ndeshje shumë interesante është zhvilluar në ‘Stamford Bridge’, ku Chelsea me mjaftë mund e ka mposhtur Benficën me rezultat 2:1, të cilin ekip londinezët e kishin mposhtur edhe në përballjen e parë me rezultat 0:1.
Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 me një gol që e shënoi nga penaltia Lampard në minutën e 21-të. Por, portugezët nuk u dorëzuan, edhe pse nga minuta e 40-të luajtën pa Pereiran e përjashtuar. Kështu, ata ia dolën t’i barazojnë shifrat në 1:1 në minutën e 85-të me anë të Garcia. Kur, Benfica e kërkonte golin e kualifikimit, Chelsea ia doli ta zgjidh dilemën e fitues falë golit që e shënoi Meireles në minutën e 90-të. Kështu, Chelsea në gjysmëfinale do të përballet me Barcelonën.