E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico në statistika

Po afrohet gjithnjë e më tepër, dueli i shumëpritur mes Barcelonës dhe Real Madridit. El Clasico i parë i sezonit të ri në La Liga zhvillohet sonte në Nou Camp. Ndeshjet e deritashme të të dyja skuadrave kanë sjellë statistika interesante. Këto janë të gjitha ato që duhet t’i dini para fillimit të ballafaqimit.

Barcelona takohet me Real Madridin të dielën mbrëma në Nou Camp, në ndeshjen më të popullarizuar në futbollin evropian, e ndoshta edhe në atë botëror. Duelet e gjigantit katalan dhe atij madrilen zgjojnë gjithnjë vëmendje anembanë globit, duke përfshirë vendin tonë. Andaj, ballafaqimi i së dielës nuk bën përjashtim. Para El Clasicos, uebfaqja zyrtare e Barcelonës ka publikuar statistika interesante të dyja ekipeve deri më tani këtë stinor.

- Barcelona është në seri prej 25 ndeshjeve në ligë, ku ka shënuar së paku një gol.

- Barcelona është skuadra me më së tepërmi goditje drejt portës në ligë (52), kurse Reali është ekipi me më së tepërmi goditje jashtë cakut (54).

- Reali kryeson renditjen e skuadrave që kanë qëlluar më së tepërmi kornizën e portës (6), dhe gjithë golat e deritashëm (12) janë shënuar prej brenda zonës.

- 11 nga 17 golat e Barcelonës (64,7%) janë shënuar nga futbollistët e rritur në klub, kurse asnjë futbollist i dalë nga rangu i ulët i Realit, nuk ka shënuar ende.

- Cristiano Ronaldo ka bërë 19 goditje kundrejt 18 të Messit, dhe të dy futbollistët kanë shënuar nga gjashtë gola.

- Zëvendësimet e Barcelonës kanë shënuar më së tepërmi gola, 6, pas inkuadrimit në lojë.

- Asnjë skuadër e La Ligës nuk i afrohet 4,181 tentimeve për pasime të Barcelonës, me 3,704 prej tyre të realizuar me sukses. Reali ka tentuar 3,056. Xavi Hernandez është futbollisti me numrin më të madh të pasimeve (530), kurse te Reali kryeson Xabi Alonso me 434.

- Ekipi i Tito Vilanovës është skuadra me numrin më të madh të golave të realizuar në çerekun e fundit të orës 9, por Reali ende nuk është mposhtur asnjëherë në 15 minutat e fundit.

- 11 prej 17 golave të Barcelonës kanë shënuar me këmbë të majtë, dhe 4 prej 5 sa ka pranuar po ashtu janë realizuar me këmbë të majtë.

- Victor Valdes ka bërë 12 pritje për dallim nga 10 të Iker Casillasit, kurse të dy portierët kanë pranuar nga 5 gola.

- Barcelona ka shkaktuar 53 faula dhe është ndëshkuar me 10 kartonë, kurse Reali ka bërë 75 ndërhyrje të palejueshme dhe ka marrë 12 të verdhë dhe një karton të kuq. Adriano ka shkaktuar më së tepërmi faula te Barcelona (6), kurse Ramos te Reali (17).

- Pique dhe Busquets kanë marrë secili nga 3 kartonë të verdhë, kurse Xabi Alonso, Arbeloa dhe Pepe janë futbollistët më të ndëshkuar te Reali (2).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›