E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbehen Hulk-Lavezzi?

Sipas medieve ruse, Zenit St Petersburg është i gatshëm ti propozojë Paris Saint-Germainit shkëmbimin e sulmuesit Hulk me Ezequiel Lavezzin.

Hulk iu bashkua Zenitit gjatë verës nga Porto mirëpo ardhja e tij në klub ka shkaktuar përçarje në skuadër. Andaj, spekulohet se aventura e brazilianit në Rusi mund të përfundojë ende pa nisur mirë.

Zenit thuhet se ka shprehur gatishmëri për shkëmbimin e Hulkut me Lavezzin i cili po ashtu ka telashe te PSG, ku erdhi gjatë verës nga Napoli. Argjentinasi nuk zë vend në ekipin e parë të trajnerit Carlo Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›