Transformohet sheshi “Zahir Pajaziti”

Kaq ishte jeta e tyre. Derisa sot ata qëndronin aty dhe i bënin hije heroit Zahir Pajaziti.
Por Komuna e Prishtinës mori vendim që ata të zëvendësohen me disa lisa të rinj.
Është fjala për lisat që ishin pjesë e sheshit “Zahir Pajaziti” tash e një kohë të gjatë.
E pse ndodhi kjo gjë, zyrtarë të Hortikulutrës nuk kanë shpjeguar. Ata kanë thënë se një ditë ata duhej të largoheshin.
Sheshi “Zahir Pajaziti” do të merr tani një pamje krejtësisht të re, pas rregullimit që është bërë nga Komuna e Prishtinës./Indeksonline/