El Salvador, 10 mijë trupa ushtarake dhe policore në operacion kundër bandave kriminale

Të paktën 10 mijë efektivë të ushtrisë kanë rrethuar qytetin Sojapango në El Salvador, si pjesë e një operacioni kundër bandave kriminale të nisur nga presidenti i vendit, Najib Bukele. Të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse drejt këtij qyteti janë bllokuar ndërsa ushtarët kanë hyrë me forcë në çdo banesë në kërkim të pjesëtarëve të bandave.
Çdo kush që ka tentuar të ikë nga qyteti është detyruar të tregojë dokumentet identifikuese personale. Operacioni kundër bandave kriminale vjen si rrezultat i situatës kaotike në vend që prej një viti tashmë. Ministri i Drejtësisë të El Salvadorit u shpreh se janë arrestuar deri tani 12 persona.
“Në këtë moment, qyteti i Sojapango është i rrethuar plotësisht. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë nga policia dhe ushtria kanë mision për arrestuar të gjithë anëtarët e bandave një e nga një”- ishte mesazhi i presidentit Bukele në rrjetin social Twitter.
Kreu i shtetit amerikanoqëndror u shpreh gjithashtu se popullata nuk ka përse të shqetësohet duke theksuar se ky është një operacion kundër kriminelëve dhe jo kundër civilëve.
Grupimet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar operacionin e qeverisë për mënyrat pak ortodokse të tij, por aleatët e zotit Bukele kanë deklaruar se ky mision është i nevojshëm, sidomos pas vrasjeve të shumta të kryera nga bandat gjatë vitit 2022.
/rtsh.al/