E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Salvador, njohja e pestë brenda qershorit

Dy pjesëtarë të diplomacisë kosovare kanë marrë konfirmimin nga diplomacia e El Salvadorit që ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Bekim Sejdiu në New York dhe Ambasadori kosovar në Paris, Muhamedin Kullashi kanë pasur kontakte me trupin diplomatik të këtij shteti prej nga e kanë marrë lajmin për njohjen e Kosovës, mëson Indeksonline nga burimet e saj brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ndërkohë ditët në vazhdim pritet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Njohja nga El Salvadori do të jetë e 102 ta pas njohjes nga shteti më i madh arab, Egjipti. Kosova ka kohë që nuk ka pasur muaj më të suksesshëm të njohjeve se sa muaji qershor i këtij viti. Nëse të hënën zyrtarizohet njohja nga El Salvadori, atëherë vetëm gjatë këtij muaji Kosovën i bie që e njohin 5 shtete.

Njohja e re fillimisht u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili përmes profilit të tij në twitter tha që Kosova shpejtë pritet ta sigurojë edhe një njohje nga një shtet i Hemisferës Perëndimore.

Ndryshe, që nga viti 2008 nuk ka pasur brenda muajit kaq shumë njohje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›