El Shaarawy, më i mirë se Ibrahimoviç

Stephan El Shaarawy më i mirë se Zlatan Ibrahimoviç. Me katër gola të shënuar pas gjashtë xhirove të para në Serie A, sulmuesi i ri italian ka bilanc më të mirë se ish ylli i skuadrës, Ibrahimoviç në dy vitet e kaluara me gjigantin milanez.
Pas numri të njëjtë ndeshjesh, suedezi kishte realizuar dy herë më 2010-11 dhe një herë në edicionin e kaluar.
Për momentin duket se Milani ka gjetur pasardhësin e Ibrahimoviçit i cili gjatë afatit kalimtar të verës, së bashku me qendërmbrojtësin Thiago Silva braktisi San Siron duke kaluar në Paris Saint-Germain.”El Shaarawy nuk është ende 20 vjeç, kurse është përmirësuar shumë nga sezoni i kaluar”, deklaroi trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri.
“Ai ka sy të mirë për gol, por edhe fuqi të madhe, qëndrueshmëri dhe shpejtësi”, u shpreh ai. Milani ndeshjen e ardhshme e zhvillon të mërkurën mbrëma kur ndeshet me Zenit St Petersburgun në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.