E Shtunë, 31 Tetor 2026

El-Shaarawy shpeton Milanin

Dopieta e El-Sharaawy shpëtoi Milanin nga humbja në “San Paolo” dhe i ka dhuruar një pikë skuadrës së Alegrit pas barazimit 2-2 me Napolin.

Duke përfituar nga forma jo e mirë e portierit Abbiati, napolitanët shënuan dy gola me Inler në fillim dhe më pas me Insinjen.

Goli spektakolar i El-Sharaawy mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-1 për vendasit.

Ndërkohë, që edhe pjesa e dytë po shkonte drejt këtij rezultati, “Faraoni”, shtatë minuta nga fundi shënoi golin e barazimit duke qetësuar Allegrin dhe Gallianin.

Kështu Napoli nuk arriti të përfitojë nga barazimi pa gola i Juventusit me Lazion dhe mbetet po pesë pikë larg “Zonjës së Vjetër”, që mbetet në vendin e parë me 32 pikë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›