Ekspozohen fotot e dinastise Marubi

“Historia e Shqipërisë, vjen në ambientet e Muzeut Kombetar përmes objektivit të Marubëve”.
Pionierët e fotografisë shqiptare i kanë lënë si dëshmi një dhuratë me vlera shumë të mëdha historike shqiptarëve, fotografinë e deklaratës së Pavarësisë.
Në ekspozitë janë përzgjedhura foto nga koleksioni i cmuar i dinastis së Marubëve, që për mëse dy shekuj, duke filluar prej vitit 1856, ku kanë dokumentuar eventet më të rëndësishme në Shqipëri.
Në këtë event pasqyrohet “Shkodra dhe Shqipëria e fiksuar nga Pjetër Marubi, studioja e parë fotografike dhe fotografia e parë.
Nga Mati Marubi, të parën fotografi bashkëkohore, nga Keli, historinë e munguar,
nga Benardina, qëndisjen e flamurit i cili u ngrit në Shkodër në 1913, nga Gegë
“Ne këtu kemi dy pasuri të mëdha: kemi Marubët, pionerë të fotografisë, një pasuri e madhe kombëtare, dhe pasuria e dytë është ajo çfarë mbajnë negativët, jo vetëm fotografitë artistike, por ato historike, që përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme, siç do ta shihni në këtë ekspozitë”, tha Aldo Bumci.
Edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Jozefina Topalli, ka pohuar se vepra e lënë prej Marubëve është një pasuri e pacmuar, jo vetëm për Shkodrën, vendlindjen e tyre, por për të gjithë Shqipërinë.
Gjatë eventit është bërë edhe promovimi i albumit fotografik, - Marubi - “Njerëz në za e sende të kujdesshme”.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 28 Nëntor, ditën e festimeve të 100-vjetorit të formimit të shtetit shqiptar.