Edmond Tupja në “Luftën e fjalorëve”

Përpos fjalës hyrëse të mbajtur nga miku i studiuesit e shkrimtarit, Jorgaqi, Edmond Tupja prezantoi edhe librin e tij më të ri “Lufta e fjalorëve”, libër kushtuar pikërisht Kokonës, veprës së tij. “Sot, sa herë që hap një fjalor frëngjisht-shqip, sa herë kërkoj një fjalë, gjë që ndodh me çdo përkthim, përdor fjalorin e Vedat Kokonës.
Ai ka qenë vendimtar në leksikografi dhe figura të tilla nuk duhet të përdhosen. Nëse njëri prej nesh frymëzohet nga vepra e dikujt, duhet t’i jetë mirënjohës e ta përmendë sa herë ta shfrytëzojë. Duke u nisur pikërisht nga kjo indinjatë që u është bërë fjalorëve të Kokonës, cenimit të pronës së tjetrit, unë kam bërë këtë libër.
Ne nuk kemi prona të tjera përveç asaj intelektuale dhe duhet ta mbrojmë me çdo kusht. Pronës së Vedat Kokonës i është bërë padrejtësi dhe për këtë Mirvjeni ka hapur gjyq”. Ky ishte prezantimi që i bëri Tupja librit të tij të fundit “Lufta e fjalorëve”, frymëzuar pikërisht nga abuzimi që është bërë me veprën e Kokonës.