E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan- Makina përplas nënën me dy fëmijë, humbet jetën një 2-vjeçare

Elbasan- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një automjet ka përplasur shtetasen Mimoza Poka dhe dy fëmijët e saj, S.Poka 4 vjeç dhe I.Poka 2 vjeçe për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën në afërsi të vendit të quajtur Xibrakë.

Teksa mësohet se fëmija tjetër është në gjendje kritike për jetën po ashtu dhe e ëma e tij.

Policia informon se nëna sëbashku me dy vajzat e saj ka qenë duke ecur në trotuar, por automjeti tip “Benz” me targa BBET 44 që drejtohej nga shtetasi Gentian Mullai ka humbur kontrolin duke i përplasur.

Tashmë policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të mjetiti i cili rezulton të jetë punonjës i Institutit të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale në Peqin. Ndërkohë hetimet janë duke vijuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merret në pyetje shoferi.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›