E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje rreziku nga predhat e 97-es

Predhat e gjetura nga peshkatarët në rezervuarin e Kasharit të Lushnjes, kanë alarmuar banorët e kësaj zone, të cilët i tremben shpërthimit të tyre, kohën kur fëmijët janë duke luajtur. Një predhe qëndron ende në breg të rezervuarit e paçaktivizuar, dhe peshkatarët po ruajnë territorin nga kalimtarët. Kjo nuk është e vetmja, një tjetër peshkatar ka parë brenda cekëtinës së ujit disa kallëpe dinamiti të futura brenda në një thes.

Banorët e zonës thonë se në rezervuarin e Kasharit ndodhen të zhytura sasira të mëdha predhash apo municione luftarake, të hedhura kryesisht gjatë vitit 1997. Shtëpitë e tyre ndodhen vetëm 200 metra larg nga ky rezervuar, dhe për këtë arsye ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›