Elbasan- Spitali Rajonal në kushte skandaloze, Pacientët: Po sëmuremi më shumë
Elbasan- Kushtet në Spitali Rajonal të Elbasanit janë të një gjendje primitive dhe nga më të papërshtatshme si për pacientët ashtu edhe për personelin mjekësor.
Që në hyrje të spitalit të ofrohet një pamje aspak çlodhëse, ku mungojnë edhe stolat për t’u ulur të afërmit e të sëmurëve. Dyert e spitalit janë po ato që janë vendosur para 40 vjetëve, dhe pacientët pervec sëmundjes u duhet të durojnë edhe të ftohtin e acart që po bën këto ditë në qytet.
Por jo vetëm dyert, shtretërit janë të prishur dhe çarçafët së bashku me mbulesat pacientët i sigurojnë nga të afërmit e tyre.
Pacientët shprehen se kanë bërë me dhjetra ankesa për kushtet aspak të përshtatshme që të ofron ky spital por asgjë nuk ka ndryshuar.
“Jemi të sëmurë, kam një javë e shtruar por më shumë po sëmurem sepse bën shumë ftohtë dhe dyert bëjnë korent. Kushtet jana skandaloze”- shprehet një pacient.
Nga ana tjetër stafi mjekësor nuk pranon të prononcohet por nga burime anonime brenda spitalit mesohet se dhjetra ankesa janë bërë edhe nga ana e stafit por situata vazhdon të jetë shqetësuese.
Rrapush Sharka/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Më shumë lehtësi për pacientët në QSUT Dje në ambjentet e QSUT-ës është inaguruar një spital i...
- Spitali i Belshit rrezikon jetën e pacientëve Elbasan- Godina e qendrës spitalore në qytetin Belshit është kthyer...
- Elbasan- Spitali kirurgjik, rikonstrusioni drejt përfundimit Elbasan – Spitali i ri kirurgjik është drejt përfundimit të...