E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhja e 21 janarit, familjarët letër Arvizut: Drejtësia të mos heshte

Tiranë- Familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Aleksander Arvizu, përmes së cilës ata kërkojnë mbështetjen e tij për vënien përballë drejtësisë të personave që urdhëruan dhe më pas realizuan ekzekutimin e familjarëve të tyre.

“Dhimbjen tonë të madhe do ta zbuste sadopak zbardhja e krimit, nxjerrja para drejtësisë e atyre që urdhëruan dhe realizuan këto vrasje të tmerrshme. Por drejtësia nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje, edhe pse pas pak ditësh mbushet plot nje vit nga dita e tragjedisë. Kjo e dyfishon dhimbjen tonë. Këtë njëvjetor ne e kemi më të vështirë të shkojmë te varret e tyre se sa ditën kur i varrosëm. Sepse edhe ata nuk do të gjejnë prehje pa u bërë drejtësia.- fillon letra e familjarëve të viktimave të 21 janarit.

Më tej në letër familjarët hedhin akuza direkte kundër Gardës së Republikës që sipas tyre e urdhëruar nga kryeministri Berisha qelluan mbi Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn.

Filmimet e të gjitha mediave televizive të pranishme në bulevard me 21 Janar kanë treguar se armët e zjarrit nga Garda e Republikës u përdorën kur demostrata po shpërndahej. Nuk ka patur dhe nuk ka nevojë për asnjë hetim të stërholluar për të provuar se me 21 Janar 2011 forcat e komanduara nga kryeministri Sali Berisha nuk shpëtuan asnjë jetë por morën jetë”- thuhet në letër.

Ndërkaq letra e familjarëve të viktimave të protestës së 21 janarit përmbyllet me këto fjalë: Nuk do të ketë paqe dhe qetësi të vërtetë në Shqipëri pa u bërë drejtësia për vrasjet e 21 Janarit. Drejtësia për 21 janarin është më shumë se një cështje personale e jona. Është një cështje e funksionit ose jo të shtetit ligjor në Shqipëri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Tragjedia e Otrantos”, familjarët protestë përpara Konsullatës Vlorë- Të vendoset drejtësia, Mos u tallni me fatkeqësinë e shqiptarëve-...
  2. Drejtësia në bankën e të akuzuarve —-Mentor Kikia—- Drejtësia është sot institucioni më i korruptuar dhe...
  3. 21 Janari, Berisha i kujton Ramës mesazhin e 23 Janarit Tiranë Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone shumë të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›