E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ndez tensionet mes partisë së Tadicit dhe Nikolicit

Partia Demokratike e presidentit serb, Boris Tadic, anashkalimin e Partisë Përparimtare të Tomislav Nikolicit për ta bërë të ditur qëndrimin e saj për Kosovën e ka quajtur qyqarllëk, duke tërhequr vërejtjen që qyqarët nuk mund të pretendojë të udhëheqin me vendin.

“Ashtu si nuk kanë guxuar ta thonë qëndrimin e tyre për arrestimin e Mlladiqit, apo për barrikadat, përparimtarët ka muaj që nuk kanë guxim ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre për Kosovën, duke provuar që në të njëjtën kohë të kenë favore edhe nga ata që organizojnë referendum në veri dhe me opinionin ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë të Partisë Demokratike.

Majën e papjekurisë politike, siç vlerëson PD, paraqet deklarata e liderit të këtij subjekti politik, Tomislav Nikolic, se ai nuk i bënë të ditura qëndrimet për Kosovën në mënyrë që të mos ia marrin idetë rivalët e tij.

“E inkurajojmë Tomislav Nikolicin që lirshëm të dal me idetë e tyre pa frikë se do t’i marrim, pasi të ashtuquajturat ide të mëdha të Tomislav Nikolicit kryesisht kanë qenë ide të turpit dhe dështimit të Serbisë, si edhe ideja që Serbia të bëhej vrima e zezë në tepihun evropian, ndërsa parlamenti shtëpi e sigurt për Mlladiqin”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›