Elbasan 150 mije euro per te verbrit

Projekti dyvjecar me teme Libra pa barriere edukim i fokusuar dhe rehabilitim psikondash social per personat me probleme shikimi eshte prezantuar edhe ne qytetin e Elbasanit i cili eshte nje nder kater qytetet e vendit qe ka perfituar nga Komuniteti Europian.
Luriana Sollaku drejtoresha e projektit thote se te verbrit ne Shqiperi perballen me nje sere barrierash ne fushen e arsimit edukimit duke mos qene keshtu aktive dhe kontribuues ne komunitet.
Per kete qellim projekti i siperpermendur ka si qellim te eliminoje keto barriera dhe kjo arrihet nepermjet fuqizimit dhe pranueshmerise nga komuniteti ku ata jetojne dhe jane te rrethuar.
Projekti synon gjithashtu te ndaloje barrierat arsimore nderkohe qe ngre platformen per te luftuar mospjesemarrjen institucionale dhe social-ekonomike.
Ne kete projekt do te perfshihen personat e verber nen moshen 45 vjec ne rrethet Vlore Shkoder Tirane dhe Elbasan.
Sipas Sollakut qellimi i projektit dyvjecar do te jete perforcimi dhe bashkepunimi ne nivel lokal si pike fokale per tu arritur decentralizimi i sherbimeve per personat e verber nderveprimi midis tyre dhe komunitetit ku jetojne ofrimi i sherbimeve psiko-sociale terapi ne familje si dhe promovimi i modeleve inovative per decentralizimin e sherbimeve dhe edukimin e personave qe kane probleme me shikimin.
Te gjithe te verbrit e qarkut do te kene mundesi qe nepermjet pajisjeve tifloteknike kompjutereve librave audio si dhe pajisjeve me skaner dore te lexojne libra si dhe te njihen me te gjitha fushat e artit shkences dhe kultures.
Projekti ka nisur dje dhe ne zyrat e shoqates do te jene te mirepritur te gjithe ata persona qe jane pjeserisht te verber si edhe te verbrit.
Ne Qarkun e Elbasanit zyrtarisht numerohen rreth 1500 te verber qe ndoshta aplikimi praktik i ketij projekti do tu zbuse inferioritetin perballe sfidave te jetes apo pjeses tjeter te shoqerise.