E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata deshtojne negociatat Ruci-Patozi. Sot lufta ne Parlament

TIRAN- Gjykata Administrative ka ulur ne bisedime dy kryetaret e grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci te cilet kane zhvilluar dy dite me pare nje takim ne fshehte ne ambientet e Kryesise se Kuvendit. Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se gjate takimit kreu i grupit parlamentar Demokrat eshte munduar qe te binde homologun e tij Socialist per te votuar ne seance plenare projektligjin e qeverise Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative.

Kreu i grupit parlamentar Demokrat i ka shpjeguar kreut te grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci rendesine qe ka per vendin tone miratimi i nje ligji te tille. Ne fjalen e tij Patozi ka deklaruar se Gjykata Administrative nuk duhet pare si nje ceshtje politike por si nje ceshtje e rendesise se vecante qofte per aspektin ekonomik ashtu edhe per marredheniet e vendit tone me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por nga ana tij kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci nuk ka levizur nga qendrimi i njohur i selise roze se pa kutite nuk do te kete votim te projektligjit per Gjykaten Administrative. Sipas tij se pari dy forcat duhet te arrinin nje marreveshje per hetimin e kutive te votimit dhe me pas opozita do te jepte votat e saj per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar.

Nje kusht i tille eshte cilesuar i papranueshem nga kreu i grupit parlamentar Demokrat. Nenkryetari i PD-se Astrit Patozi i ka kerkuar kreut te grupit parlamentar Socialist qe ceshtja e gjykates te ndahet nga ceshtjet e tjera politike pra edhe nga fletet e votimit. Per te siguruar votat e domosdoshme te socialisteve per te kaluar sot ne Parlament kete projektligj kreu i grupit Demokrat i ka shprehur gatishmerine e mazhorances per te lejuar cdo amendin qe opozita mendon per ti bere ligjit per Gjykaten Kushtetuese. Qendrimi diametralisht i kundert i dy paleve solli edhe perfundimin e nje tjeter takimi pa sukses ndermjet dy negociatoreve te mandatuar nga partite e tyre Gramoz Ruci per PS-ne dhe Astrit Patozi per PD-ne. Sipas te njejtave burime edhe sot demokratet nuk do te bejne asnje leshim per kutite e votimit por do te presin terheqjen e opozites per te kaluar ne Parlament ligjin per Gjykaten Administrative.



Oferta e socialisteve PD Nuk mund ta pranojme

Mazhoranca ftoi opoziten qe te votoje sot ne seancen parlamentare ligjin per Gjykaten Administrative duke kerkuar qe ai te mos ngaterrohet me debatet politike. Kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi u shpreh se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane.
Ftoj edhe nje here grupin parlamentar te Partise Socialiste per te rishqyrtuar vendimin e tij per te bllokuar ligjin e Gjykates Administrative i cili eshte neser sot ne rendin e dites te punimeve te Kuvendit. Ftesa jone eshte e sinqerte dhe e ndershme sepse ajo ka ne thelbin e saj respektin per shtetin ligjor dhe per biznesin shqiptar konsolidimin e sistemit tone gjyqesor si dhe transparencen me te madhe te institucioneve te vendit - u shpreh Patozi. Sipas kreut te grupit Demokrat ligji per Gjykaten Administrative nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe theksoi se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo amendim te opozites per kete projektligj. Mazhoranca eshte e bindur se nuk ka asnje arsye qe votimi i ketij ligji te kushtezohet me elemente te tjere te debatit politik ne Shqiperi per te cilet ajo eshte njekohesisht e hapur per te bashkepunuar pa asnje paragjykim. Perfituesit e tij nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Nuk mund ti ndajme ata ne te PD-se apo te PS-se. Grupi parlamentar Demokrat eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo sugjerim te PS-se per Gjykaten Administrative. Jemi te bindur se votimi i ketij ligji duhet bere dhe nuk duhet te ngaterrohet me debatet politike - sqaroi Patozi.
Deputeti i PD-se Patozi deklaroi se Partia Socialiste duhet te konsideroje edhe nje here si shume te cmuar ndihmen e taksapaguesve amerikane qe sipas tij shkon e gjitha ne dobi te persosjes se sistemit dhe ne favor te cdo qytetari shqiptar. Ai shtoi se ky ligj eshte i rendesishem per klimen e biznesit ne vend forcimin e gjyqesorit dhe per partneritetin strategjik.



Gjykata Administrative SHBA Miratoni ligjin ose rrezikoni ndihmat

TIRAN- Ambasada e SHBA-se ne Tirane kerkon nga politika shqiptare miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative ndryshe Shqiperise i rrezikohet vazhdimesia e ndihmave financiare nga qeveria amerikane.

Permes nje deklarate per mediat ambasada kerkon miratimin e ligjit brenda dates 30 shtator.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 thuhet ne deklarate.

Sipas ambasades se SHBA-se ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008.
Pikerisht per kete miratimi i ligjit eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike.

Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhet ne deklarate ku shtohet se
ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›