E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative Patozi PS-ja te ngrihet mbi interesat e vogla politike



Kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi u beri thirrje dje socialisteve qe te ngrihen mbi interesat e vogla politike dhe te miratojne gjate seances se te enjtes projektligjin per Gjykatat Administrative. Ndersa e cilesoi zhgenjyese deklaraten e kreut te Grupit te PS-se i cili vuri kusht hetimin e zgjedhjeve per te dhene voten pro draftit Patozi tha se projektligji ne fjale eshte jashte cdo interesi politik porse sherben per nje klime pozitive per biznesin. Patozi garantoi se PD-ja eshte e gatshme te pranoje amendamentet e PS-se per kete ligj.
Reagimi
Deklarata e sotme e zotit Ruci eshte zhgenjyese edhe per faktin se ajo vjen menjehere pas thirrjes se sinqerte dhe shqetesimit te ligjshem te shprehur dje edhe nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Maxhoranca e sotme ka qene dhe eshte e gatshme ta votoje kete ligj pa humbur asnje minute kohe jo thjesht se ajo eshte edhe iniciuesja e tij. Ne radhe te pare ne e bejme kete se e vleresojme krejtesisht jashte interesave te paleve politike dhe teresisht ne favor te nje klime te re pozitive per biznesin ne Shqiperi por edhe per vete transparencen per te cilen po ben sikur eshte shume e interesuar opozita. I kemi bere te qarte Partise Socialiste madje edhe sot qe po flasim se jemi gati te pranojme dhe te votojme cdo verejtje dhe propozim te tyre qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit - eshte shprehur Patozi. Me tej ai e akuzoi PS-ne per vonesat qe ka sjelle ne mosmiratimin e ketij projektligji.
Komisioni
Persa i perket kushtit te PS-se Patozi ritheksoi se PD-ja eshte gati te miratoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet ne perputhje me Rezoluten e Parlamentit Europian dhe se nuk do te pranoje asnje kerkese qe shkel Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. PD-ja eshte shprehur me kohe dakord per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e shkuara duke respektuar pike per pike ne fryme dhe germe Rezoluten e Parlamentit Europian dhe ne i qendrojme plotesisht ketij percaktimi. Ne jemi gjithashtu dakord qe bashkepunimin me opoziten ta shtrijme edhe ne aspekte te tjera dhe te miratojme cdo lloj pakete qe shkon ne funksion te ketij qellimi. Por Partia Socialiste nuk mund dhe nuk duhet ti kushtezoje votat e veta me shkeljen e Kushtetutes ligjeve dhe vendimeve te gjykatave te vendit - eshte shprehur Patozi i cili i beri thirrje PS-se per reflektim. Deshiroj edhe nje here qe ta ftoj Partine Socialiste dhe perfaqesuesit e saj qe te reflektojne dhe te gjejne force per te dale mbi interesat e vogla dhe meskine te nje politike qe nuk te con larg dhe te shohin me kuraje aspiratat e medha te Shqiperise dhe te qytetareve shqiptare. E enjtja eshte nje shans i mire edhe per vete opoziten. Sepse maxhoranca nuk sjell ndonje te re per publikun ne qendrimin e saj ndaj ketij projektligji por eshte ne interesin e Partise Socialiste qe te deshmoje se per ceshtje te medha kombetare di te ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze dhe dinjitoze - eshte shprehur Patozi.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›