E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ 200 shoferë të furgonave 8 + 1 të Elbasanit për rreth një orë kanë bllokuar ditën e sotme aksin rrugor Elbasan- Tiranë

200 shoferë të furgonave 8 + 1 të Elbasanit për rreth një orë kanë bllokuar ditën e sotme aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në vendin e quajtur Qafë Krrabë, në kilometrin e 29.     Shkak i kësaj proteste është bërë një urdhër i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të mos ketë një sheshpushimi për furgonat taksi si edhe të kthehen për në qytetet e tyre përkatëse bosh.  Në rast të kundërt, furgonat do të gjobiten nga policia me një gjobë prej 5000 lekësh.      Ka pothuajse një javë që shoferët e furgonave taksi 8 + 1, janë të indinjuar për këtë urdhër që ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Ata shprehen se janë të rregullt me pushtetin lokal përsa i përket pagesës së taksave si edhe liçencimit.      Kjo ditë , sipas drejtuesve të grevës, do të shënojë vetëm fillimin e protestës, pasi ajo do të përshkallëzohet dhe më shumë në ditët në vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›