E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Disa dhjetëra arrestime u kryen gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës

Itali/ Disa dhjetëra arrestime u kryen gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës i drejtuar nga gjykatësit antimafie të Napolit, që u krye në Kampanja, Romë dhe në lokalitete të tjera italiane, bëhet e dituar përmes një deklarate të policisë së Romës.    Ndër të arrestuarit ndodhen dhjetëra persona "të lidhur me organizatat kriminale nigeriane dhe të Kamorrës", thuhej në deklaratë.    Sipas hetuesve, rrjeti i trafikantëve, që kishin celula operative në Guyana, Suriname, Holandë, Rumani, Indi, Pakistan, Ugandë dhe Bregun e Fildishtë, shpërndante në të gjithë territorin kombëtar heroinë dhe kokainë që vinte nga Amerika e Jugut falë korrierëve nigerianë. Droga shkonte tek organizatat e Kamorrës që siguronin shpërndarjen e drogës në të gjithë territorin kombëtar.    "Hetimet u kryen përveç Romës, në Napoli, Kasertë, Peruxha, Macerata", thuhej në një deklaratë të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›